Autor: Erih Maria Remark
Rreth autorit
Erich Maria Remarque është një nga shkrimtarët e shquar të shekullit të XX, që si pakkkush i ka shkruar jetës, luftës dhe dashurisë. Lindi në vitin 1898 në një familje katolike në qytetin Osna-brük.
Gjatë Luftës I Botërore, në moshën 18-vjeçare, u regjistrua në ushtrinë gjermane. U plagos në luftë dhe pjesën tjetër të saj e kaloi në spital. Pas luftës punoi mësues, bibliotekar e gazetar.
Që në moshën 16-vjeçare ka përvojën e parë letrare me poezi, esse dhe një roman, që e mbaroi më 1920.
Në vitin 1931 u vendos në Porto Ronco, në Zvicër. Në maj 1933, veprat e tij u dogjën publikisht me porosi të ministrit të propagandës naziste Jozef Gëbels. Propaganda naziste nisi të shpifte sikur Remarku nuk kishte bërë shërbim aktiv gjatë Luftës I Botërore. Më 1938, Remarkut iu hoq qytetaria gjermane; më 1939 u vendos në ShBA.
Në vitin 1948 u kthye në Zvicër ku kaloi pjesën tjetër të jetës. Vdiq në Locarno, më 25 shtator 1970.
Veprat më të rëndësishme: Asgjë të re nga fronti i perëndimit (1929); Rruga e kthimit (1931); Tre shokë (1937); Harku i Triumfit (1945); Shkëndija e jetës (1952); Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur (1954); Obelisku i zi (1957); Një natë në Lisbonë (1964); Hije në Parajsë (1972).
Librat e Remarque janë përkthyer në shqip nga mjeshtra të shqipërimit si Robert Shvars apo Aristidh Ristani dhe janë hedhur në qarkullim nga entet botuese Dituria, Fan Noli, Uegen, Bota Shqiptare, etj., dhe gjenden edhe tek libraria Leximtari.
Po shfaqen krejt 12 përfundimetRenditur sipas më të rejave
Qielli ska preferenca-Uegen
Një roman që prek kufijtë e dashurisë, jetës dhe vdekjes. Në këtë histori të thellë njerëzore, Remark na çon përtej romancës, drejt pyetjeve më të ndërlikuara të ekzistencës: çfarë do të thotë të jetosh me të vërtetë, kur koha është e kufizuar? Në qendër është një dashuri që lind në vendin më të papritur, mes dhimbjes dhe shpresës, mes dëshirës për të jetuar dhe dorëzimit përballë fatit. Me stilin e tij të ndjeshëm dhe filozofik, Remark e kthen çdo faqe në një reflektim mbi bukurinë e përkohshme të jetës.
Thuame se me dashuron
Erih Maria Remarku ka treguar shume histori dashurie, por kesaj radhe, ka vendosur qe te rrefeje pjeset me intime nga historia e jetes se tij me te dashuren Marlene Detrich. Janë të rrallë ata që shkruajnë me ndjenja kaq të ngrohta dhe të brishta për dashurinë sesa Remarku.
GEM
Një tjetër kryevepër nga Erich Maria Remarque, një prej rrëfimtarëve më të spikatur të tragjedive njerëzore të shekullit të XX. Në këtë vepër, autori na zhvendos në një tjetër botë, duke na befasuar me thellësinë e pasqyrimit të realitetit dhe forcën e fatit të njeriut. Një rrëfim që ndërthur atmosferën ekzotike me kërkimin e brendshëm shpirtëror, duke dëshmuar sërish mjeshtërinë e tij në zbërthimin e ndjenjave më delikate njerëzore. Zbuloni këtë pasuri letrare, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur
Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur është një nga veprat më të rëndësishme të Remarkut, që u bë objekt i një ekranizimi të shkëlqyer kinematografik më 1958, ku shfaqet edhe vetë Remarku, në rolin e profesorit të vjetër, kundërshtar i regjimit nazist. Ky roman është historia e një dashurie të madhe, që provon t’i kundërvihet brutalitetit dhe absurditetit të luftës.
Nje nate ne Lisbone
Një histori e mrekullueshme dashurie dhe mbijetese nga pena e pashoq e Erich Maria Remarque, që ka në sfond dhimbjet e thella të shpirtit njerëzor teksa u largohet barbarive naziste. Në këtë rrëfim mjeshtëror, dëshpërimi përballet me shpresën në rripin e fundit të tokës evropiane të papushtuar ende nga lufta. Zbuloni një dëshmi prekëse të sakrificës dhe humanizmit, që do t’ju mbajë mbërthyer deri në fjalën e fundit, ekskluzivisht në Leximtari.
Obelisku i zi-BDI
I përshkuar nga hiret dhe mrekullia e stilit të Remarkut, libri rrëfen për vitet njëzet të shekullit të kaluar, në Gjermani, vite të vështira të një kombi në prag të humnerës dhe, megjithatë, vite në të cilat, sipas autorit të Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit, “shpresa valëvitej mbi ne si flamur dhe ne ende besonim në ato vlera të dyshimta që quhen njerëzi, drejtësi, tolerancë dhe mendonim se një luftë botërore kishte qenë një mësim i mjaftueshëm për një brez”.
Harku i triumfit
Kryevepra e Erich Maria Remarque rrëfen jetën e një kirurgu gjerman të arratisur në Paris gjatë viteve para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. I detyruar të jetojë pa identitet ligjor, ai përpiqet të mbijetojë mes frikës, vetmisë dhe kujtimeve gërryese të luftës. Në këtë qytet të mbushur me hije të së shkuarës, ai përjeton një histori dashurie të thellë dhe thellësisht tragjike, e cila e vendos përballë plagëve të vjetra dhe kuptimit të ekzistencës në një kohë tepër të pasigurt. Zbuloni këtë pasqyrë mjeshtërore të dhimbjes dhe mbijetesës njerëzore në Leximtari.
Shkendija e jetes
Romani “Shkëndija e Jetës” është një britmë e mprehtë dhe e dhimbshme e qindra mijëra njerëz ve të kombësive të ndryshme, të cilët ranë viktimë e gestapos hitleriane dhe u internua në kampet e përqendrimit në Gjermani ose në vendet e pushtuara nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Asgje e re nga fronti i Perendimit
I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore.
Tre shoke-BDI
Romani Tre shokë është i shkruar në veten e parë nga personazhi kryesor Robert Lohkamp, ushtar nihilist i zhgënjyer nga jetën për shkak të përvojave traumatike të përjetura kur luftonte në front në Luftën Franko-Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai i ndan këto përvoja me Oto Koster dhe Gottfried Lenz, dy shokët me të cilët drejton një dyqan riparimi automobilash në Berlinin e viteve 1920. Në roman trajtohet edhe historia e dashurisë e nihilistit Robert me vajzën e bukur e misterioze Pat.