Erih Maria Remark
Erich Maria Remarque është një nga shkrimtarët e shquar të shekullit të XX, që si pakkkush i ka shkruar jetës, luftës dhe dashurisë. Lindi në vitin 1898 në një familje katolike në qytetin Osna-brük. Gjatë Luftës I Botërore, në moshën 18-vjeçare, u regjistrua në ushtrinë gjermane. U plagos në luftë dhe pjesën tjetër të saj e kaloi në spital. Pas luftës punoi mësues, bibliotekar e gazetar. Që në moshën 16-vjeçare ka përvojën e parë letrare me poezi, esse dhe një roman, që e mbaroi më 1920. Në vitin 1931 u vendos në Porto Ronco, në Zvicër. Në maj 1933, veprat e tij u dogjën publikisht me porosi të ministrit të propagandës naziste Jozef Gëbels. Propaganda naziste nisi të shpifte sikur Remarku nuk kishte bërë shërbim aktiv gjatë Luftës I Botërore. Më 1938, Remarkut iu hoq qytetaria gjermane; më 1939 u vendos në ShBA. Në vitin 1948 u kthye në Zvicër ku kaloi pjesën tjetër të jetës. Vdiq në Locarno, më 25 shtator 1970. Veprat më të rëndësishme: Asgjë të re nga fronti i perëndimit (1929); Rruga e kthimit (1931); Tre shokë (1937); Harku i Triumfit (1945); Shkëndija e jetës (1952); Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur (1954); Obelisku i zi (1957); Një natë në Lisbonë (1964); Hije në Parajsë (1972). Librat e Remarque janë përkthyer në shqip nga mjeshtra të shqipërimit si Robert Shvars apo Aristidh Ristani dhe janë hedhur në qarkullim nga entet botuese Dituria, Fan Noli, Uegen, Bota Shqiptare, etj., dhe gjenden edhe tek libraria Leximtari.
Shkendija e jetes
- Autori: Erih Maria Remark
- Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
- Përkthyesi: Robert Shvarc
- Redaktori: Aristea Shvarc
Romani “Shkëndija e Jetës” është një britmë e mprehtë dhe e dhimbshme e qindra mijëra njerëz ve të kombësive të ndryshme, të cilët ranë viktimë e gestapos hitleriane dhe u internua në kampet e përqendrimit në Gjermani ose në vendet e pushtuara nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përshkrimi
Forca e penës së këtij shkrimtari, i cili, pa qenë kurrë në një kamp përqendrimi nazist, vetëm përmes shfrytëzimit të një dokumentacioni, sa të pasur aq edhe ngjethës të na japë një dëshmi te tillë të një vërtetësie të mahnitshme historike, duke ia kaluar plot e plot shkrimtarëve të tjerë që e trajtuan këtë temë. Në çdo kohë ka breza të humbur, rini te djegura.
Dhe Erih Maria Remark, e dinte fare mirë këtë. Jo sepse ai ishte profet, por sepse përjetoi dy luftëra, pa t’i shuheshin njerëz e afërt, prej çmendurive të nazizmit.
509 është një i burgosur politik në një kamp gjerman përqëndrimi. Për 10 vjet me radhë ka mbijetuar në kushtet më të paimagjinueshme. Gati duke vdekur, ai sërish e ndjen se fundi i luftës është afër. Nëse ai dhe mjeranët e tjerë që jetojnë nëpër baraka arrijnë të mbahen dhe pak, vuajtjet e tyre nuk do të shkojnë kot.
Forcat naziste që ruajnë kampin janë pakësuar. Është e mundur që të burgosurit më kurajozë, edhe pse gati të vdekur urie, t’u rezistojnë. Dhe nëse vdesin, të paktën do të vdesin duke luftuar. Për 509 nuk është e rëndësishme vetëm të mbetesh gjallë, por të mbetesh njeri.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 506 Faqe
- Data e publikimit: 29/01/2010
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Der Funke Leben
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.