Erih Maria Remark
Erich Maria Remarque është një nga shkrimtarët e shquar të shekullit të XX, që si pakkkush i ka shkruar jetës, luftës dhe dashurisë. Lindi në vitin 1898 në një familje katolike në qytetin Osna-brük. Gjatë Luftës I Botërore, në moshën 18-vjeçare, u regjistrua në ushtrinë gjermane. U plagos në luftë dhe pjesën tjetër të saj e kaloi në spital. Pas luftës punoi mësues, bibliotekar e gazetar. Që në moshën 16-vjeçare ka përvojën e parë letrare me poezi, esse dhe një roman, që e mbaroi më 1920. Në vitin 1931 u vendos në Porto Ronco, në Zvicër. Në maj 1933, veprat e tij u dogjën publikisht me porosi të ministrit të propagandës naziste Jozef Gëbels. Propaganda naziste nisi të shpifte sikur Remarku nuk kishte bërë shërbim aktiv gjatë Luftës I Botërore. Më 1938, Remarkut iu hoq qytetaria gjermane; më 1939 u vendos në ShBA. Në vitin 1948 u kthye në Zvicër ku kaloi pjesën tjetër të jetës. Vdiq në Locarno, më 25 shtator 1970. Veprat më të rëndësishme: Asgjë të re nga fronti i perëndimit (1929); Rruga e kthimit (1931); Tre shokë (1937); Harku i Triumfit (1945); Shkëndija e jetës (1952); Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur (1954); Obelisku i zi (1957); Një natë në Lisbonë (1964); Hije në Parajsë (1972). Librat e Remarque janë përkthyer në shqip nga mjeshtra të shqipërimit si Robert Shvars apo Aristidh Ristani dhe janë hedhur në qarkullim nga entet botuese Dituria, Fan Noli, Uegen, Bota Shqiptare, etj., dhe gjenden edhe tek libraria Leximtari.
Kohe per te jetuar, kohe per te vdekur
- Autori: Erih Maria Remark
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Edvin Cami
- Redaktori: Petrit Ymeri
Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur është një nga veprat më të rëndësishme të Remarkut, që u bë objekt i një ekranizimi të shkëlqyer kinematografik më 1958, ku shfaqet edhe vetë Remarku, në rolin e profesorit të vjetër, kundërshtar i regjimit nazist. Ky roman është historia e një dashurie të madhe, që provon t’i kundërvihet brutalitetit dhe absurditetit të luftës.
Përshkrimi
“Lufta e Dytë Botërore.
Ernst Greberi kthehet në shtëpi nga fronti rus. Pas dy vitesh në luftime të vazhdueshme, më në fund merr leje për në atdhe.
Kthehet me shumë pyetje dhe shpresa. Pyetjet janë për luftën. Për kë luftojnë tani ushtarët gjermanë? Për SS, për Gestapon, për gënjeshtarët dhe mashtruesit? A do të qëndrojnë fanatikët dhe vrasësit edhe një vit në pushtet?
Rusët avancojnë dhe lufta tashmë është e humbur. Një luftë që i ka mbajtur të izoluar dhe në kushte të frikshme, jonjerëzore dhe qesharake. Mendimet dhe shpresat janë drejt shtëpisë. Te dielli që verës shkëlqen lulet në hyrje të shtëpisë. Te mëngjesi që nëna i përgatit si zakonisht, me mjaltë, panine, qumësht të ngrohtë e kafe.
Por, kur Greberi më në fund arrin në Verden, asgjë nuk është siç e kishte ima-gjinuar. Gjithçka është shkatërruar e djegur. Njerëzit kudo janë të trembur e të traumatizuar. Mungon pothuajse gjithçka, në ditët që ndahen nga një bombardim në tjetrin. Shtëpia e tij është bombarduar dhe prindërit janë zhdukur.
E vetmja lule që shkëlqen në këtë shkatërrim është Elizabeta Kruze, vajza që e kishte njohur qysh fëmijë. Tashmë Elizabeta është një grua me bukuri të parezistueshme, me sy të bukur ngjyrë ulliri dhe flokë të gështenjtë të valëzuar që i zbresin supeve.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 412 Faqe
- Data e publikimit: 26/01/2019
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Zeit zu leben und Zeit zu sterben
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.