Erih Maria Remark

Erich Maria Remarque është një nga shkrimtarët e shquar të shekullit të XX, që si pakkkush i ka shkruar jetës, luftës dhe dashurisë. Lindi në vitin 1898 në një familje katolike në qytetin Osna-brük. Gjatë Luftës I Botërore, në moshën 18-vjeçare, u regjistrua në ushtrinë gjermane. U plagos në luftë dhe pjesën tjetër të saj e kaloi në spital. Pas luftës punoi mësues, bibliotekar e gazetar. Që në moshën 16-vjeçare ka përvojën e parë letrare me poezi, esse dhe një roman, që e mbaroi më 1920. Në vitin 1931 u vendos në Porto Ronco, në Zvicër. Në maj 1933, veprat e tij u dogjën publikisht me porosi të ministrit të propagandës naziste Jozef Gëbels. Propaganda naziste nisi të shpifte sikur Remarku nuk kishte bërë shërbim aktiv gjatë Luftës I Botërore. Më 1938, Remarkut iu hoq qytetaria gjermane; më 1939 u vendos në ShBA. Në vitin 1948 u kthye në Zvicër ku kaloi pjesën tjetër të jetës. Vdiq në Locarno, më 25 shtator 1970. Veprat më të rëndësishme: Asgjë të re nga fronti i perëndimit (1929); Rruga e kthimit (1931); Tre shokë (1937); Harku i Triumfit (1945); Shkëndija e jetës (1952); Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur (1954); Obelisku i zi (1957); Një natë në Lisbonë (1964); Hije në Parajsë (1972). Librat e Remarque janë përkthyer në shqip nga mjeshtra të shqipërimit si Robert Shvars apo Aristidh Ristani dhe janë hedhur në qarkullim nga entet botuese Dituria, Fan Noli, Uegen, Bota Shqiptare, etj., dhe gjenden edhe tek libraria Leximtari.

Asgje e re nga fronti i Perendimit

(1 shqyrtim nga klient)

I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore.

800.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928217905
SKU: BDI0158
0

Përshkrimi

Kantoreku është profesor i Bojmerit, Kropit, Mylerit dhe Lerit, 18-vjeçarë gjermanë kur oshtimat e predhave të luftës së madhe gjëmojnë nga njëra anë e Europës në tjetrën.

Një burrec i rreptë i veshur në gri, me një fytyrë prej miu, kërkon të jetë udhëzues i të rinjve në botën e punës, të kulturës dhe të progresit.

Në orët e gjimnastikës, ai i shigjeton djemtë me vështrim të rreptë dhe u mban fjalime për atdheun në rrezik apo për madhështinë për t’i shërbyer shtetit, duke i udhëzuar e frymëzuar që të shkojnë vullnetarë.

Por kur janë në front, nxënësit e Kantorekut, nga Albert Kropi më inteligjenti i shkollës e deri te Paul Bojmeri, poeti që kërkon të shkruajë drama, e kuptojnë shpejt që nuk janë aspak “rinia e hekurt”, e thirrur për të mbrojtur Gjermaninë në rrezik.

Zbulimi se terrori i vdekjes është më i fortë sesa madhështia për t’i shërbyer atdheut i befason qysh atë ditë kur, gjatë një sulmi, Jozef Bem, një shok shkolle i shëndoshë dhe i qetë, vritet egërsisht në llogore.

Në pak muaj nxënësit e Kantorekut e ndiejnë veten të plakur, të dërrmuar, të privuar jo vetëm nga rinia por nga çdo e shkuar, ëndërr, shpresë.

Më shumë info për këtë artikull

4
1 vlerësim
Libri
4
Autori
4
Leximtari.al
5

1 shqyrtim për Asgje e re nga fronti i Perendimit

Pastro filtrat
  1. Artan Gjergji

    Libri
    Autori
    Leximtari.al
    Pro:

    -

    Kundër:

    -

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.