Erih Maria Remark
Erich Maria Remarque është një nga shkrimtarët e shquar të shekullit të XX, që si pakkkush i ka shkruar jetës, luftës dhe dashurisë. Lindi në vitin 1898 në një familje katolike në qytetin Osna-brük. Gjatë Luftës I Botërore, në moshën 18-vjeçare, u regjistrua në ushtrinë gjermane. U plagos në luftë dhe pjesën tjetër të saj e kaloi në spital. Pas luftës punoi mësues, bibliotekar e gazetar. Që në moshën 16-vjeçare ka përvojën e parë letrare me poezi, esse dhe një roman, që e mbaroi më 1920. Në vitin 1931 u vendos në Porto Ronco, në Zvicër. Në maj 1933, veprat e tij u dogjën publikisht me porosi të ministrit të propagandës naziste Jozef Gëbels. Propaganda naziste nisi të shpifte sikur Remarku nuk kishte bërë shërbim aktiv gjatë Luftës I Botërore. Më 1938, Remarkut iu hoq qytetaria gjermane; më 1939 u vendos në ShBA. Në vitin 1948 u kthye në Zvicër ku kaloi pjesën tjetër të jetës. Vdiq në Locarno, më 25 shtator 1970. Veprat më të rëndësishme: Asgjë të re nga fronti i perëndimit (1929); Rruga e kthimit (1931); Tre shokë (1937); Harku i Triumfit (1945); Shkëndija e jetës (1952); Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur (1954); Obelisku i zi (1957); Një natë në Lisbonë (1964); Hije në Parajsë (1972). Librat e Remarque janë përkthyer në shqip nga mjeshtra të shqipërimit si Robert Shvars apo Aristidh Ristani dhe janë hedhur në qarkullim nga entet botuese Dituria, Fan Noli, Uegen, Bota Shqiptare, etj., dhe gjenden edhe tek libraria Leximtari.
Obelisku i zi-BDI
- Autori: Erih Maria Remark
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Robert Shvarc
- Redaktori: Ariste Shvarc
I përshkuar nga hiret dhe mrekullia e stilit të Remarkut, libri rrëfen për vitet njëzet të shekullit të kaluar, në Gjermani, vite të vështira të një kombi në prag të humnerës dhe, megjithatë, vite në të cilat, sipas autorit të Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit, “shpresa valëvitej mbi ne si flamur dhe ne ende besonim në ato vlera të dyshimta që quhen njerëzi, drejtësi, tolerancë dhe mendonim se një luftë botërore kishte qenë një mësim i mjaftueshëm për një brez”.
Përshkrimi
Jeta në një qytet të vogël gjerman, pas Luftës së Parë Botërore, gjatë krizës së madhe kur inflacioni arriti pikën më të lartë dhe me dy kilogramë e gjysmë kartëmonedha mund të blije, e shumta, një shishe verë të lirë.
Ludvig Bodmeri, veteran i Luftës së Parë Botërore, punon për një firmë varrimesh dhe shet mermerë dhe gurë varresh. Ai është drejtues i reklamave, projektues dhe menaxher i kompanisë; me pak fjalë, është i vetmi punonjës, në fakt i papërvojë, pasi ndihet më shumë poet, anëtar i rregullt i klubit të poezisë…
Ludvigu ka edhe një profesion tjetër. Të dielave ai vesh kostumin e vet më të mirë, përshkon qytetin nga njëri cep te tjetri, shëtit përgjatë një rruge mbushur me gështenja, ngjitet në një kodër të vogël dhe arrin në spitalin e të sëmurëve mendorë, ku luan në organon e kishëzës, për meshën e së dielës.
Vështrimi i tij kërkon në rreshtat e parë kokën flokerrët të Izabelës, një vajzë simpatike, paciente e spitalit, gjunjëzuar në stol, e drejtë dhe e hollë, me kokën delikate përkulur nga njëra anë, si një statujë gotike. Ludvigu e adhuron atë…
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 412 Faqe
- Data e publikimit: 15/01/2004
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: Der Schwarze Obelisk
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2023

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.