Erih Maria Remark

Erich Maria Remarque është një nga shkrimtarët e shquar të shekullit të XX, që si pakkkush i ka shkruar jetës, luftës dhe dashurisë. Lindi në vitin 1898 në një familje katolike në qytetin Osna-brük. Gjatë Luftës I Botërore, në moshën 18-vjeçare, u regjistrua në ushtrinë gjermane. U plagos në luftë dhe pjesën tjetër të saj e kaloi në spital. Pas luftës punoi mësues, bibliotekar e gazetar. Që në moshën 16-vjeçare ka përvojën e parë letrare me poezi, esse dhe një roman, që e mbaroi më 1920. Në vitin 1931 u vendos në Porto Ronco, në Zvicër. Në maj 1933, veprat e tij u dogjën publikisht me porosi të ministrit të propagandës naziste Jozef Gëbels. Propaganda naziste nisi të shpifte sikur Remarku nuk kishte bërë shërbim aktiv gjatë Luftës I Botërore. Më 1938, Remarkut iu hoq qytetaria gjermane; më 1939 u vendos në ShBA. Në vitin 1948 u kthye në Zvicër ku kaloi pjesën tjetër të jetës. Vdiq në Locarno, më 25 shtator 1970. Veprat më të rëndësishme: Asgjë të re nga fronti i perëndimit (1929); Rruga e kthimit (1931); Tre shokë (1937); Harku i Triumfit (1945); Shkëndija e jetës (1952); Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur (1954); Obelisku i zi (1957); Një natë në Lisbonë (1964); Hije në Parajsë (1972). Librat e Remarque janë përkthyer në shqip nga mjeshtra të shqipërimit si Robert Shvars apo Aristidh Ristani dhe janë hedhur në qarkullim nga entet botuese Dituria, Fan Noli, Uegen, Bota Shqiptare, etj., dhe gjenden edhe tek libraria Leximtari.

Harku i triumfit

(1 shqyrtim nga klient)

Kryevepra e Erich Maria Remarque rrëfen jetën e një kirurgu gjerman të arratisur në Paris gjatë viteve para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. I detyruar të jetojë pa identitet ligjor, ai përpiqet të mbijetojë mes frikës, vetmisë dhe kujtimeve gërryese të luftës. Në këtë qytet të mbushur me hije të së shkuarës, ai përjeton një histori dashurie të thellë dhe thellësisht tragjike, e cila e vendos përballë plagëve të vjetra dhe kuptimit të ekzistencës në një kohë tepër të pasigurt. Zbuloni këtë pasqyrë mjeshtërore të dhimbjes dhe mbijetesës njerëzore në Leximtari.

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

999274703
SKU: BDI0239
0

Përshkrimi

Hije dhe dashuri në rrugët e Parisit të pragluftës

Parisi i shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark në romanin e tij Harku i triumfit është ndoshta një nga qytetet më dramatike të përshkruara ndonjëherë në letërsi. Në një rajon tepër të njohur për të gjithë të huajt që vijnë në këtë metropol, kryesisht në zonën rreth sheshit Etual, fillimit të avenysë Vagram dhe Shans Elizesë, apo restorantit të njohur Fuke, vërtiten personazhet e kësaj historie të rëndë e të pikëllueshme. Këtu, pranë urës së Almës dhe bulevardeve të mëdha, fati i të dëbuarve dhe i atyre që kërkojnë shpëtim kryqëzohet në një luftë të përditshme e të heshtur për mbijetesë.

Kjo vepër është një rrëfim i fuqishëm, i bukur dhe thellësisht dramatik. E shkruar me nerv dhe me ngjyra të forta, faqet e saj pasionante e rrëmbejnë menjëherë lexuesin në universin e trazuar që shpalosin. Nën përkthimin e papërsëritshëm dhe mjeshtëror të Robert Shvarc, dhimbja, dashuria, izolimi dhe humbja vijnë në gjuhën shqipe me të gjithë forcën dhe origjinalitetin e penës së Remarkut.

Rëndësia e këtij romani ka lënë gjurmë të thella edhe te lexuesit dhe shkrimtarët tanë më të mëdhenj, duke marrë vlerësime absolute për plotësinë e tij letrare:

“Ky libër është më i bukuri dhe më i ploti i shkrimtarit, qendra e gjithë veprës së tij.”Ismail Kadare

Më shumë info për këtë artikull

5
1 vlerësim
Libri
5
Autori
5
Leximtari.al
5

1 shqyrtim për Harku i triumfit

Pastro filtrat
  1. Ekonomisti_Londer

    Libri
    Autori
    Leximtari.al

    Hakmarrja eshte nje pjate e servirur ftohte.

    Pro:

    -

    Kundër:

    -

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.