Alberto Moravia

Alberto Pincherle, apo i njohur ndryshe me emrin e artit Alberto Moravia është një nga shkrimtarët më të shquar të Italisë dhe Europës në shekullin e XX. Ai ka lindur më 28 nëntort 1907 në Romë dhe u nda nga jeta më 27 shtator 1990, në moshën 82 vjeçare. Profesioni i tij ka qenë novelist, gazetar, dramaturg, esseist, kritik i filmit. Romanet e tij eksploruan çështje të seksualitetit modern, tjetërsimit shoqëror dhe ekzistencializmit. Pas një sërë përvojash në publicistikë dhe në prozën e shkurtër, më 1929 u botua romani shumë i suksesshëm Indiferentët, që u pasua nga njëri dhjetëvjeçar në tjetrin nga mjaft romane e vëllime me tregime, drama e përmbledhje eseistike. Ndër veprat e tij me të njohura përmenden, Çoçarja, Romana, Agostino, Burri qe këqyr, Mosbindja, Dashuria bashkëshortore, Përçmimi, Mërzia, Porojsa, Unë dhe ai, Jeta shpirtërore, etj. Moravia ishte një ateist. Shkrimi i tij u shënua nga stili i tij faktik, i ftohtë, i saktë, duke përshkruar shpesh dashakeqësinë e borgjezisë. Ishte rrënjosur në traditën e narracionit të shekullit XIX, mbështetur nga vetëdija e lartë sociale dhe kulturore. Moravia besonte se shkrimtarët duhet, nëse ata do të përfaqësonin realitetin, “të marrin një pozicion moral, një qëndrim të konceptuar qartë politik, shoqëror dhe filozofik”, por edhe se, në fund të fundit, “Një shkrimtar mbijeton përkundër bindjeve të tij”. Në vitet 1959 dhe 1962 Moravia ishte president i, shoqata e shkrimtarëve në të gjithë botën “PEN International”. Librat e Alberto Moravia janë sjellë në shqip nga disa ente botuese. Shumicën prej tyre të shqipëruara i gjeni online edhe tek Leximtari.al.

Agostino

Me Agostinon, një rikthim në rrëfimin real e të vërtetë, pas shmangieve nga realiteti dhe shpërthimeve surrealiste e satirike, Moravia fitoi vlerësimin e lartë të kritikës e lexuesve, si dhe çmimin e tij të parë letrar.

Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928292049
SKU: BDI0138
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Agostino, një djalë trembëdhjetëvjeçar, gjendet befas në një pozitë të pasigurt, mes fëmijërisë dhe adoleshencës.

Ai është biri i dashur i një nënë të ve e tërheqëse dhe ndihet i kënaqur që po pushon bashkë me të në plazh. Por më pas, nëna krijon një marrëdhënie të përzemërt me një djalë të ri që punon aty pranë.

Agostino e kupton që asaj i pëlqen Renco, por është i pafuqishëm ta shmangë këtë. Ngjitur me kabinën e tyre të pushimit, sillen edhe disa djem vendës, që bëjnë një jetë të shthurur e gati vulgare.

Fjalët e bisedat e tyre të pahijshme fillimisht e vënë në siklet, por më pas e joshin Agostinon, që është një djalë tepër i ndrojtur e naiv dhe që kurrë nuk mund të përshtatet plotësisht me një kulturë të tillë.

Me shumë mprehtësi psikologjike, Moravia portretizon agoninë e Agostinos adoleshent, i cili për herë të parë nis ta shohë të ëmën si grua dhe, në të njëjtën kohë, tepër joshëse. Për t’i shpëtuar ambivalencës që ndien, ai lidh miqësi me djemtë fqinjë, të cilët e ngacmojnë pareshtur dhe tallen me të.

Dhe pas kësaj beteje, Agostino kupton se “e kishte këmbyer pafajësinë e dikurshme jo me gjendjen burrërore e të qetë që pat shpresuar, por me një gjendje të paqartë e hibride, në të cilën, pa kurrfarë mëshire, neverive të vjetra u shtoheshin edhe ca të reja”…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Agostino”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori