Anjezka – Viktorie Hanisova
- Autori: Viktorie Hanisova
- Shtëpia botuese: OMBRA GVG
- Përkthyesi: Ani Hafizi
Romani “Anjezka” është një vështrim i dhimbshëm i marrëdhënieve nënë dhe bijë, të “lindura” të dëmtuara…
Përshkrimi
E sigurt, e arsimuar dhe me një botëkuptim të qartë për botën dhe jetën, Xhulia është njëra nga ato gratë fatkeqe, që fati nuk ia mundësoi lindjen e fëmijës.
Pavarësisht se e ka pranuar me dëshpërim dhimbjen, Xhulia këmbëngul që të bëhet patjetër nëna e një fëmijë edhe pse “ora biologjike e saj për të lindur, ka përfunduar”.
Vendimi për të birësuar një fëmijë, përveçse i vështirë, sepse ajo ende nuk ka krijuar familje, bëhet në kushtet kur paragjykimi i shoqërisë çeke është i madh, veçanërisht kur flitet për adaptimin e një fëmijë me ngjyrë. Xhulia e gjen rrugën dhe e birëson një fëmijë nga komuniteti rom.
Ashtu si çdo nënë, ajo e rrit Anjezkën, me dashurinë e pakushtëzuar, me egon që asaj të mos I mungojë asgjë, por duke i fshehur asaj dhe botës, origjinën e vërtetë të prindërve që e kanë lindur.
Integrimi i Anjezkës në shoqëri është një mision i dështuar. Drama e madhe e saj në kërkim të identitetit dhe të origjinës, na zbulojnë deri në detaje, tiparet e një shoqërie të sëmurë, hipokrite, pa empati dhe me shumë vese të rrezikshme.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 402 Faqe
- Data e publikimit: 16/09/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.