Dicka qe shkelqen

Me romanin “Diçka që shkëlqen”, Michela Marzano hedh dritë, me një sinqeritet çarmatosës, mbi vuajtjen e një brezi, të cilit bota duket se i ka rrëmbyer gjithçka. Përmes zërit të një njeriu që shëron me fjalën, ajo i shoqëron adoleshentët – dhe ata që i duan – në udhëtimin e vështirë drejt moshës së rritur. Sepse secili prej nesh ka një histori, të cilën ndien se do që ta rrëfejë. E papërsëritshme, pikërisht sepse është e papërsosur.

Çmimi origjinal qe: 1, 250.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 062.50 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928931528
SKU: BDI0922
0

Përshkrimi

Si t’u afrohesh adoleshentëve kur ata mbyllen në heshtje? Si ta kuptosh dhimbjen që fshihet pas refuzimit të ushqimit, zemërimit apo frikës për të dalë nga shtëpia?

Psikiatri Mauro Roli nuk beson te përgjigjet e gatshme. Në qendrën Gjineshtra, në Romë, ai u ofron të rinjve atë që shpesh u mungon: dikë që i dëgjon pa i gjykuar. Sara nuk pranon të dalë nga shtëpia. Irena e konsideron armik ushqimin. Klara vjedh. Secili mbart një vuajtje që ende nuk di ta shprehë, një histori që kërkon veshë e zemër për t’u dëgjuar. Bashkë me ta, Mauro ndihmon edhe prindërit që ta kapërcejnë frikën dhe t’i shohin fëmijët përtej sjelljeve që i shqetësojnë.

Por edhe ai ka plagë të pambyllura. Kur Ariana, një paciente të cilën e ka njohur njëzet vjet më parë dhe nuk e ka harruar kurrë, kthehet në jetën e tij si kolege, Mauro duhet të përballet me të shkuarën e vet.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Dicka qe shkelqen”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori