Alberto Moravia
Alberto Pincherle, apo i njohur ndryshe me emrin e artit Alberto Moravia është një nga shkrimtarët më të shquar të Italisë dhe Europës në shekullin e XX. Ai ka lindur më 28 nëntort 1907 në Romë dhe u nda nga jeta më 27 shtator 1990, në moshën 82 vjeçare. Profesioni i tij ka qenë novelist, gazetar, dramaturg, esseist, kritik i filmit. Romanet e tij eksploruan çështje të seksualitetit modern, tjetërsimit shoqëror dhe ekzistencializmit. Pas një sërë përvojash në publicistikë dhe në prozën e shkurtër, më 1929 u botua romani shumë i suksesshëm Indiferentët, që u pasua nga njëri dhjetëvjeçar në tjetrin nga mjaft romane e vëllime me tregime, drama e përmbledhje eseistike. Ndër veprat e tij me të njohura përmenden, Çoçarja, Romana, Agostino, Burri qe këqyr, Mosbindja, Dashuria bashkëshortore, Përçmimi, Mërzia, Porojsa, Unë dhe ai, Jeta shpirtërore, etj. Moravia ishte një ateist. Shkrimi i tij u shënua nga stili i tij faktik, i ftohtë, i saktë, duke përshkruar shpesh dashakeqësinë e borgjezisë. Ishte rrënjosur në traditën e narracionit të shekullit XIX, mbështetur nga vetëdija e lartë sociale dhe kulturore. Moravia besonte se shkrimtarët duhet, nëse ata do të përfaqësonin realitetin, “të marrin një pozicion moral, një qëndrim të konceptuar qartë politik, shoqëror dhe filozofik”, por edhe se, në fund të fundit, “Një shkrimtar mbijeton përkundër bindjeve të tij”. Në vitet 1959 dhe 1962 Moravia ishte president i, shoqata e shkrimtarëve në të gjithë botën “PEN International”. Librat e Alberto Moravia janë sjellë në shqip nga disa ente botuese. Shumicën prej tyre të shqipëruara i gjeni online edhe tek Leximtari.al.
Faqja tjeter e henes
- Autori: Alberto Moravia
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Arta Marku
Tridhjetë gra që tregojnë historitë e tyre, tridhjetë tregime që dëshmojnë edhe një herë angazhimin feminist të Alberto Moravias, një angazhim që e ka bërë të ndërtojë një sërë portretesh të paharrueshme grash, te të cilat gjendja e shoqërisë dhe gjendja e gruas shfaqen më shumë se kurrë të lidhura me një problem të madh të vetëm moral: pasigurinë.
Përshkrimi
Ky vëllim me titull “Faqja tjetër e hënës” (siç titullohet njëri prej tregimeve), bëhet shprehje e ngurrimit që gruaja nuk do të reshtë kurrë së nxituri te vetja, por edhe te shoku i vet, një zgjidhje ironike e një drame të përsëritur në shekuj nënshtrimesh dhe moskuptimesh.
Gratë flasin për pasigurinë e tyre përballë jetës dhe, ironikisht, edhe për atë të meshkujve, për të cilët ato janë një enigmë e përhershme dhe tërheqëse.
Ndryshe nga përmbledhjet e tjera me tregime, te “Faqja tjetër e hënës”, ato ushqejnë një zemërim të thellë dhe të gjitha përshkohen dhe shprehen – në kuptimin frojdian – nga zëri i pavetëdijes, efektet e të cilit i shohim, shpesh pa u kuptuar arsyet.
Fijet e rrëfimit që lidhin tregimet me njëri-tjetrin janë një vizion krejt ‘feminist’ i një bote të re që po shfaqej dhe po afirmohej edhe në Itali, kur u botua ky vëllim 50 vjet më parë, duke rrënuar zakonet e vjetra dhe një strukturë shoqërore të rrënjosur thellë.
Kjo përmbledhje paraqet një Moravia me gjuhë të mprehtë, madhështor në ngulitjen e imazheve të shkurtra dhe të thukëta, që na kujtojnë përsosurinë letrare të romaneve të famshme të Moravias, që nga “Çoçarja” apo “Burri që këqyr” e deri te qindra e qindra faqe me tregime nga më të fuqishmit e letërsisë italiane të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 232 Faqe
- Data e publikimit: 24/10/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjec
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.