Ervin Nezha
Ervin Nezha është një emër i ri dhe i veçantë në letërsinë bashkëkohore shqipe. I lindur në vitin 1992, në Qukës Shkumbin, ai përfundoi studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Letërsi, në Universitetin e Tiranës. Mjeshtëria e tij si tregimtar u shfaq që me përmbledhjen me tregime “Të vdesësh nën diell”, e cila u vlerësua për stilin befasues dhe ndërtimin mjeshtëror të karaktereve, si vijimësi e denjë e traditës së tregimit shqip. Ervin Nezha ka përfaqësuar Shqipërinë në Panairin e Librit në Lajpcig (Gjermani), së bashku me autorë të tjerë shqiptarë. Në vitin 2022 botoi romanin “Erërat që trazojnë mjegullën”, ndërsa në vitin 2024 romanin “Tri Tavernat”. Në shtypin letrar boton tregime, recensione dhe poezi. Aktualisht punon si mësues i Gjuhës Amtare në vendlindje. "Ervin Nezha shfaqi talent e dorë të mirë që te përmbledhja e tregimeve, me laryshi temash, e me qasje risimtare në shtjellim të tyre. Novela” Erërat që trazojnë mjegullën” ishte një sprovë e hershme që na dëshmoi se Nezha ka aftësinë të shkruajë edhe në format ca më të gjatë. Te “Tri tavernat” pena e Nezhës të imponohet edhe më shumë. Ervin Nezha ka shumëçka për të na thënë: pena e tij është këtu për të mbetur". - Shqiptar Oseku Ervin Nezha është anëtar themelues i Forum 26. Disa nga librat e tij i gjeni edhe tek leximtari.al.
Fjongon e kuqe le ta marre era
- Autori: Ervin Nezha
- Shtëpia botuese: Albas
Shkrimtari Ervin Nezha vjen para lexuesit me romanin e tij të ri, “Fjongon e kuqe le ta marrë era”, botuar nga Albas, një vepër që, siç shprehet vetë autori, është shkruar shpejt, ndoshta sepse ngjarjet e saj i përkasin një bote që ai e njeh mirë.
900.00 L Çmimi origjinal qe: 900.00 L.765.00 LÇmimi i tanishëm është: 765.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Romani sjell historinë e një djali pa emër, i cili rritet në një dhomë të zjarrit dhe nga shtrati dëgjon rrëfimet e gjyshes për xhindet, hijet dhe magjistricat.
Përreth tij shtrihet një botë e mbyllur, ku babai punon tokën dhe koha duket sikur përsëritet. Por vitet kalojnë, djali largohet nga toka, ndërsa kafshët dhe pemët zhduken dalëngadalë.
Bota e jashtme fillon të shembë muret e izolimit të tij dhe ta vërë përballë pyetjes se sa shumë ka ndryshuar nga ai që ishte dikur.
Romani përkufizohet si “një rrëfim për jetën e njeriut të ndodhur mes dy realiteteve, që ndeshen për të dobësuar njëri-tjetrin”, një përplasje që mbetet e pazgjidhur dhe që, në fund, lë pas një histori për t’u rrëfyer.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 168 Faqe
- Data e publikimit: 21/10/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.