Umberto Eco

Umberto Eko është një nga mendjet briliante të shekullit të XX, një nga teoricienët, shkrimtarët dhe intelektualët më të mirë italianë të gjysmës së shekullit të kaluar. Ai ka lindur më 5 janar 1932 në qytezën piemonteze Aleksandria, ndërsa aventura e tij intelektuale nis me një seri punimesh të rëndësishme në fillim të viteve '60, prej të cilave veçohet studimi kapital "Vepra e hapur", e cila gjatë viteve '70 do të tregohet si një nga tekstet kryesore të këndvështrimit postmodernist. Eko merret me semiotikë, teorinë e informacionit, ndërsa punimet e tij rreth mesjetës lexuesit të sotëm ia kanë afruar kundërthëniet e mendimit dhe artit mesjetar. Pas romanit "Emri i trëndafilit", Eko ka shkruar një tekst rreth shkrimit të këtij romani të titulluar "Emri i romanit". Pasuan së pari "Lavjerrësi i Fukosë", një roman – studim për llojet e ndryshme të paranojës, më pas një rrëfim elegant për frymën e shekullit XVII, romani "Ishulli i një dite më parë" dhe më i riu romani i tij i katërt "Baudolino". Eko është profesor në Bolonjë, ndërsa jeton në Paris dhe në Milano. Ai bën pjesë ndër intelektualët europianë më të angazhuar dhe jashtëzakonisht i pranishëm në opinionin e kohës sonë. U nda nga jeta më 19 shkurt 2016 në Milano. Vepra e tij ka ardhur e plotë në shqip nga shtepia botuese Dituria dhe e gjeni tek libraria Leximtari.

Flaka misterioze e mbretereshes Loana-BDI

Umberto Eco na sjell nje tjeter roman ndertuar mbi raportet e njeriut me te shkuaren dhe menyren sesi konstruktohet kujtesa: Ideja e jetës, kufijtë dhe perspektivat e saj, janë rrëfyer në këtë roman përmes kujtimeve, me nje mjeshtri te larte narrative.

Çmimi origjinal qe: 1, 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 360.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928217752
SKU: BDI0317
0

Përshkrimi

Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano, ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull.

Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme – ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që ka lexuar, çdo varg poezie, por ai nuk di më emrin e vet, nuk e njeh gruan e vajzat e tij, dhe nuk i kujtohet asgjë nga fëmijëria.

Në përpjekje për t’u rimëkëmbur, gruaja e bind që të kthehet në shtëpinë e familjes ku është rritur, diku në kodrat midis Milanos dhe Torinos. Atje, në papafingon e shtëpisë, ai kërkon e gjen nëpër kuti gazeta të vjetra, libra vizatimorë, disqe muzikore, albume fotografish dhe ditarë të adoleshencës.

Dhe kështu Jambo nis e rrëfen historinë e brezit të tij: nga himni fashist “Giovinezza” te Musolini, nga edukimi katolik me ndjenjën e fajit te autorët e preferuar Salgari etj., aktoret e famshme dhe hartimet e shkollës.

Jeta që garon para syve të tij merr formën e një romani grafik. Jambo lufton përmes boshllëqeve të kujtesës për të kapur një imazh të thjeshtë dhe të pafajshëm: atë të dashurisë së tij të parë dhe për të rijetuar gjurmët e një përvoje të rëndë personale në vitet e Rezistencës.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Flaka misterioze e mbretereshes Loana-BDI”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori