Lucinda Riley
Lucinda Riley është shkrimtare e njohur irlandeze e cila njihet për suksesin me serinë 7 motra, e cila është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1965 në Irlandë. Pas karrierës si aktore në filma, teatër e televizion, shkroi librin e parë, në moshën 24-vjeçare. Saga e Shtatë motrave është kthyer në fenomen botëror dhe një kompani hollivudiane produksioni ka blerë të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra. Librat e saj janë nominuar për çmime të ndryshme: Bancarella (Itali), The Lovely Books (Gjermani) dhe çmimin Romantic Novel of the Year (Britania e Madhe). Më 2020, fitoi çmimin holandez Platinum, për më tepër se 300 000 kopjet e shitura për një roman të vetëm brenda një viti – çmimi për herë të fundit ishte fituar nga J. K. Roëling për Harry Potterin. Autore bestseller e Sunday Times dhe Neë York Times. Në bashkëpunim me të birin, Harry Whittaker, shkroi një seri librash për fëmijë: The Guardian Angels. Për shumë vite jetoi në Norfolk të Anglisë dhe më 2015 realizoi ëndrrën e saj, duke blerë një fermë të veçuar në West Cork, Irlandë, të cilën përherë e ndjeu si shtëpinë shpirtërore. Këtu shkroi edhe pesë librat e fundit të sagës. Më 2017, Lucinda u diagnostikua me kancer dhe më 11 qershor 2021 ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj. Libri i fundit i serisë “7 motra”, Pa Salti është shkruar bashkë me djalin e tij. Librat e Lucinda Riley të përkthyer në 37 gjuhë vazhdojnë të emocionojnë lexuesit anembanë botës. Romanet e kësaj autoreje janë përkthyer në shqip nga Agim Doksani, Albana Nexhipi Lekaj, Arta Marku, etj. Ato janë botuar nga Dituria. Për ata që duan t’i kenë në bibliotekën e tyre, romanet e Lucinda Riley i gjeni tek Leximtari.al
Kopshti i takimeve te fshehta
- Autori: Lucinda Riley
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Arta Marku
- Redaktori: Jeta Hamzallari
Një histori që alternohet mes botës magjike të Parkut Uarton në Angli dhe Tajlandës gjatë Luftës së Dytë Botërore, e mbushur me sekrete, pasione e gënjeshtra dhe në fund me shpagim, kjo është në qendër të këtij romani romantik e prekës.
Përshkrimi
Kur ishte e vogël, Julia kalonte orë të tëra të lumtura në Parkun Uarton, fermën e mrekullueshme, ku gjyshi i saj kopshtar rriste dhe kultivonte llojet më të rralla të orkideve, me shumë pasion.
Pas një aksidenti tragjik, kur jeta i kthehet përmbys, Julia, tashmë pianiste e jashtëzakonshme me famë botërore, kthehet në vendet e fëmijërisë për të gjetur strehë e qetësi.
Vila me kopshtin e lulëzuar është trashëguar nga Kiti Krofordi, një djalosh rebel e karizmatik, i cili, gjatë punimeve për restaurimin e vilës, ka gjetur një ditar të vitit 1940, që i përket gjyshit të Julias. Dhe, sapo ditari i bie në dorë, Julia nis të zbulojë rrënjët e vërteta të familjes dhe të përfshihet në një histori misterioze, që do t’i japë mundësinë ta fillojë jetën nga e para.
Sekreti tronditës që del në dritë e që thuajse e ka shkatërruar këtë pronë magjepsëse, sekret i varrosur prej vitesh, është i destinuar të ndryshojë përgjithnjë edhe jetën e Julias.
Çdo natë shoh të njëjtën ëndërr. Më bëhet sikur jeta ime hidhet tutje, bie përtokë e bëhet copash… të hapërdara. Secila është një pjesë e jetës sime, por në vendin e gabuar dhe tabloja e përgjithshme nuk ribëhet. Thonë se ëndrrat janë të rëndësishme dhe se zbulojnë gjëra që ne ia fshehim edhe vetes.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 560 Faqe
- Data e publikimit: 20/01/2024
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The hothouse flower
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.