Mrekullia e madhe – Viola Ardone

Proza intensive, origjinale, plot muzikalitet e Viola Ardones na tregon se dashuria e të tjerëve nuk varet kurrë vetëm nga ne. Ky është misteri, por edhe mrekullia e dashurisë. Ky libër vjen me përkthimin e Agim Doksanit dhe hidhet në qarkullim nga shtëpia botuese Dituria

1, 200.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928816450
SKU: BDI141
0

Përshkrimi

Vogëlushja Elba mban emrin e një lumi të madh të Veriut: ka vendosur nëna e saj ta quajë kështu.

Në fillim, nënë e bijë jetonin së bashku, në një vend të cilin Elba e quan gjysmëbotë, por që në të vërtetë është një spital psikiatrik. Pastaj nëna e saj u zhduk dhe asaj nuk i mbeti gjë tjetër veçse të rritej, të përpilonte “Ditarin e sëmundjeve të mendjes” dhe t’u tregonte të sapoardhurve në repart për mjekët Bishtdhelpër dhe Llambushkë, për infermieren Xhilet dhe qenushën Buba, për universin e saj, i vetmi që njeh.

Të paktën derisa një psikiatri të ri, Fausto Mrekullisë, t’i tiposet që ta nxjerrë nga spitali psikiatrik, madje t’i fshijë nga faqja e dheut vende si këto; në fund të fundit, këtë parashikon ligji Basaglia, i miratuar pak vjet më parë.

Doktor Mrekullia e merr Elbën të jetojë në shtëpinë e tij, si ta kishte bijë të vetën: e vetmja që ka zgjedhur në jetë dhe falë së cilës ai, që kurrë nuk ka qenë një baba i mirë, mëson peshën dhe forcën e atësisë.

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mrekullia e madhe – Viola Ardone”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.