Ne bregun Chesil – Ian McEwan
- Autori: Ian McEwan
- Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
- Përkthyesi: Albana Kozeli
Me një gjuhë të dlirë e të sinqertë, edhe në këtë vepër brenda stilit të tij mjeshtëror, Ian McEwan, si një eksplorator i çuditshëm, depërton në thelbin e karaktereve të personazheve, falë fantazisë së jashtëzakonshme krijuese.
Përshkrimi
Korrik 1962.
Dy të rinj, Florenca dhe Eduardi, sapo janë martuar në Oksford dhe kanë shkuar për muajin e mjaltit në një hotel të vogël në plazhin Chesil. Ndryshe nga sa kanë ëndërruar ata, nata e tyre e parë, nuk ka lidhje fare as me endje nëpër guralecët e plazhit me shishen e verës franceze në dorë, as me ankthin e pritjes së gjatë të të qenit bashkë, larg botës. Nata e tyre merr një rrjedhë të paparashikuar.
Fati i keq, dëshirat, koha dhe pakënaqësitë, kërcënojnë për dramë në rrëfenjë. Lidhja e tyre cënohet nga hijet e së shkuarës dhe paragjykimet që personazhet mbajnë në vetvete. “Ata ishin të rinj”, rrëfen Ian McEwan, “të edukuar dhe të dy të virgjër, në atë natën e tyre të parë, por jetojnë në një kohë kur të folurit për seksin është pothujase i pamundur.”
Jemi në Europën e viteve 60′, dhe pikërisht, dyzimi ndaj tabuve bëhet shkak i përmbysjes së fatit. Deri ku do të shkojë drama e paparashikuar?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 144 Faqe
- Data e publikimit: 08/04/2009
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: On Chesil Beach
- Vendi i botimit: Prishtine
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2026

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.