Roberto Saviano

Roberto Saviano ka lindur në Napoli, në vitin 1979. Është autor i bestsellerit ndërkombëtar “Gomorra”, që u përkthye në më shumë se pesëdhjetë vende dhe u shit në më shumë se dhjetë milionë kopje në Itali dhe në botë. Mbështetur në këtë libër janë realizuar një shfaqje teatrore që fitoi çmim në Olimpiadën e Teatrit (2008), si dhe filmi me të njëjtin titull, që fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Kanës (2008). Po ashtu, janë botuar edhe libra të tjerë, si “Zero zero zero”, “ Banda e Fëmijëve”, “Puthje mizore”, etj. Saviano shkruan artikuj dhe opinione në disa organe shtypi në Itali dhe nëpër botë. Për veprimtarinë e tij si autor dhe për angazhimin qytetar i janë dhënë çmime të ndryshme prestigjioze brenda e jashtë vendit.

Giovanni Falcone – Vetëm është kuraja

“Giovanni Falcone. Vetëm është kuraja” është një roman i fuqishëm nga shkrimtari i njohur Roberto Saviano, i cili hedh dritë mbi një faqe vendimtare të historisë së Italisë. Duke ndjekur hapat e gjyqtarit antimafia që guxoi të sfidonte “oktapodin” sicilian, libri tregon historinë e një njeriu që, pikërisht në kulm të karrierës dhe misionit të tij, përjetoi njëherazi kulmin e izolimit të plotë. Zbuloni këtë dëshmi prekëse mbi guximin dhe drejtësinë, tashmë të disponueshme në Leximtari.

1, 700.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789994307609
SKU: BD0709
0

Përshkrimi

Historia e njeriut që pati guximin të sfidonte mafian dhe të ecte drejt fatit të tij

Më 23 maj 1992, një shpërthim i fuqishëm tronditi Palermon dhe gjithë Italinë: gjyqtari Giovanni Falcone, armiku numër një i mafias siciliane, u vra tragjikisht me qindra kilogramë eksploziv.

Në këtë roman të jashtëzakonshëm, Roberto Saviano rindërton rrugën e gjatë dhe plot rreziqe që çoi drejt këtij atentati, duke ndjekur hapat e një njeriu që pati kurajën e jashtëzakonshme të sfidonte oktapodin mafioz. Nga rihapja e dosjeve vendimtare antimafia deri te proceset gjyqësore historike, mes dhimbjes së thellë për kolegët e rënë dhe çasteve të rralla e intime të jetës private, Falcone ecën përpara me vetëdijen e plotë se fundi mund ta presë pas çdo dere.

Autorësi i bestsellerit “Gomorra” zgjedh të nderojë kujtimin e gjykatësit palermitan jo si një ikonë të ngrirë, por si një njeri të gjallë nga mishi e gjaku. Përmes një rrëfimi që shkon përtej rindërtimit të thjeshtë historik të bazuar në burime, Saviano depërton deri në atë hapësirë intime ku piqen vendimet më të rëndësishme, përpara se ato të ndodhin në realitet.

Çfarë thotë kritika ndërkombëtare:

  • “Roberto Saviano ka ndërtuar me mjeshtëri një tekst po aq tërheqës sa një serial televiziv.”Les Inrocks

  • “Një panoramë e plotë që vazhdon, në mënyrën e tij, punën e gjyqtarit.”LIRE

  • “Metoda e Savianos funksionon mrekullisht, sepse shkrimtari është më afër se kurrë me subjektin e tij.”Le Monde

  • “Një mësim guximi.”Challenges

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Giovanni Falcone – Vetëm është kuraja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.