Adrian Civici
Adrian Civici eshte akademik, profesor, ekspert i ekonomise, autor i shume librave studimore, eseistike dhe se fundi, edhe i nje romani. Ai eshte doktor në shkencat ekonomike (ENSA, Montpellier, Francë, 2002) dhe doktor në Ekonomi Agrare (Universiteti Bujqësor i Tiranës, 1993). Në 1995 merr titullin “Profesor i Asociuar” dhe nga viti 2011, mban titullin “Profesor” në shkencat ekonomike. Gjatë karrierës profesionale ka punuar si: Përgjegjës i Departamentit të Ekonomisë dhe Politikave Agrare (1992-1996), Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në UBT (1996-2001); Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Studimeve Rurale dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm (1998-2005); Këshilltar i Ministrit të Financave (2001-2002); Drejtor i Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të Shqipërisë (2002-2006); Këshilltar për Planin Zhvillimor pranë Qeverisë së Kosovës (2006-2007); Për disa vite, ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese në UET; Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë (2005-2014). Anëtar i disa organizatave ndërkombëtare dhe universiteteve europiane: anëtar i Bordit Drejtues të EUROMONTA (Organizata Evropiane e zhvillimit të zonave malore); anëtar i Asamblesë Qendrore të RONGEAD (Institut i specializuar për marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, Francë); anëtar i Këshillit shkencor të RAFAC (Rrjeti mesdhetar për zhvillimin të qëndrueshëm); Lektor i asociuar në Universitetin e Lyon-it (ISARA), në CIHEAM–IAM Montpellier, Universitetin e Thesalisë, Greqi, Universiteti Valencia, Spanjë, IAM Bari, Itali. Fushat e ekspertizës: politikat ekonomike për ekonomitë në tranzicion, procesin e transformimit dhe riorganizimit strukturor të ekonomisë shqiptare, teoritë ekonomike dhe modelet e zhvillimit, politikat dhe strategjitë e institucioneve ndërkombëtare, tregjet financiare, politikat monetare dhe bankat. Autor i shum librave e artikujve brenda dhe jashtë vendit, etj. Në 2009, Adrian Civicit i akordohet nga Presidenca Franceze dhe Akademia e Shkencave të Francës titulli "Kalorës i palmës së artë akademike”. Civici ka shkruar shume libra ku disa prej tyre i gjeni edhe tek Libraria Leximtari.
Gjyqi i parase
- Autori: Adrian Civici
- Shtëpia botuese: Mediaprint
- Redaktori: Alda Bardhyli
Akademiku dhe profesori i ekonomisë Adrian Civici ka sjellë për lexuesit një sprovë të pazakontë — një roman të dedikuar vetëm parasë, parë në kontekstin dhe mënyrën se si jeton ky mjet shkëmbimi në përditshmërinë tonë. Në narracionin e tij, “Gjyqi i parasë” nuk sjell vetëm anën akademike të autorit, por dëshmon edhe mjeshtri në mënyrën se si ndërtohet rrëfimi dhe se si përqendrohet paraja si personazh kryesor. Zbuloni këtë vepër unike, tashmë të disponueshme në Leximtari.
1, 000.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.850.00 LÇmimi i tanishëm është: 850.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Paraja si personazh, sprovë ekzistenciale dhe alegori e pushtetit në letërsinë shqipe
Letërsia shqipe sjell një traditë autorësh me formim financiar, ku figura kryesore është bankieri dhe shkrimtari Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko). Këtë gjurmë e ndjek shkëlqyeshëm ekonomisti i njohur Adrian Civici, i cili në këtë libër e kalon përvojën e tij akademike në letërsi, duke e trajtuar paranë jo thjesht si kategori ekonomike, por si sprovë ekzistenciale, ankth dhe përballje të njeriut shqiptar me pushtetin e saj.
Çfarë thonë personalitetet e letrave për këtë libër:
-
Alda Bardhyli: “Rrallë një libër arrin ta kthejë paranë në personazh: këtu ajo flet, mbrohet e akuzon, – një alegori e mprehtë për ditën kur nga mjet ajo u shpall Zot… Në këtë gjyq të Parasë nuk ka radhë të parë e të fundit: kur jepet vendimi, e kupton se edhe emri yt ishte në listë.”
-
Monika Stafa: “Hyra te ky libër për të kuptuar paranë, dola duke kuptuar veten. E di se çfarë do t’i ndodhë lexuesit: Do ta hapë nga kureshtja dhe do të largohet i menduar.”
-
Dr. Albert Gjoka: “Tashmë edhe letrat shqipe e kanë një roman të denjë për paranë. Falë formimit akademik, por edhe aftësisë për të rrëfyer, autori na përcjell rrëfenjën mbi fuqinë që ka paraja, sidomos në kontekstin shqiptar.”
Një libër i pashmangshëm për këdo që dëshiron të kuptojë se si ky mjet magjik na transformon jetën dhe shoqërinë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 264 Faqe
- Data e publikimit: 17/09/2026
- Mosha e leximit: over 14 years old
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.