Chimamanda Ngozi Adichie
Chimamanda Ngozi Adichie (1977) është shkrimtare nigeriane, autore romanesh dhe esesh. Ajo njihet gjerësisht si një figurë qendrore në letërsinë feministe të periudhës post-kolonialiste. Ajo jeton në Shtetet e Bashkuara që kur ishte 19 vjeë. Shumë nga librat e saj eksplorojnë temat e religjionit, imigrimit, gjinisë dhe kulturës. Librat e saj janë botuar nga Pema dhe Pegi dhe i gjeni online, tek Leximtari.
Inventari i endrrave – Chimamanda Ngozi Adichie
- Autori: Chimamanda Ngozi Adichie
- Shtëpia botuese: Pegi
- Përkthyesi: Ines Ekonomi
- Redaktori: Saret a Hasko
Më shumë se një dekadë pas romanit Amerikania, që e bëri të famshme ndërkombëtarisht, Adichie riktheht me një roman polifonik për dashurinë dhe dinjitetin, për nënat e bijat, për ëndrrat që numërojmë pas çdo makthi – të rrëfyer me atë vërtetësi të rrallë që e ka bërë zërin e saj një nga më të dashurit në letërsinë bashkëkohore.
Përshkrimi
Katër gra, katër jetë të thurrura mes dy kontinentesh, dhe një pyetje që i ndjek të gjitha: a na njohin ndonjëherë me të vërtetë ata që duam?
Një shkrimtare e mbyllur mes katër mureve gjatë pandemisë bën inventarin e dashurive të saj dhe të ëndrrave që e kanë lidhur pas tyre.
Në historinë e saj, formësohen edhe jetët e tri grave të tjera: një juriste e suksesshme që tradhtohet pikërisht atëherë kur i duket se ka gjithçka; një bankiere e guximshme që nis të dyshojë nëse e njeh vërtetë veten; dhe një pastruese hoteli, nënë e një vajze, që përballet me një dhunë dhe padrejtësi të papërfytyrueshme.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 468 Faqe
- Data e publikimit: 19/09/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: Dream Count
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.