Kopshti dimeror

Një libër që të mbërthen që në faqen e parë, “Kopshti dimëror” rrëfen historinë zemërthyese dhe gjithëpërfshirëse të një gruaje, për dashurinë, për humbjen dhe për shpërblimin. Një histori dashurie epike, vendosur në Rusinë e Luftës së Dytë Botërore, dhe një portretizim i lidhjes nënë-bijë ditët e sotme, eksploron dhimbjet e luftës, çmimin e mbijetesës dhe triumfin e shpirtit njerëzor. Një histori që do të jetojë gjatë në zemrat e lexuesve.

1, 500.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928837127
SKU: BLIV0215
0

Përshkrimi

Viti 1941.

Leningradi, dikur magjik, gjendet në luftë, i shkëputur nga pjesa tjetër e botës dhe i fundosur nën dëborë.

Një qytet i mbushur me gra të dëshpëruara për të shpëtuar veten dhe fëmijët.

Viti 2000.

Humbjet e mëdha dhe mosha kanë lënë gjurmë të thella në jetën e Ania Uitsonit, e cila me një zë të lehtë e të pasigurt nis t’u rrëfejë të bijave për një vajzë të bukur ruse, e cila jetonte dikur në Leningrad…

Nina dhe Merediti magjepsen nga historia që shtrihet në më shumë se gjashtëdhjetë vjet dhe kalon nga tmerret e luftës, në Alaskën e ditëve të sotme. Duke u përpjekur të arrijnë tek e vërteta, dy vajzat zbulojnë një të fshehtë tronditëse, të pabesueshme…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kopshti dimeror”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.