Manual rrezimi
- Autori: Jonila Godole
- Shtëpia botuese: Albas
“Manual rrëzimi” është një roman tërheqës nga Jonila Godole mbi një ngjarje reale — por që secili e kujton krejt ndryshe. Duke ndërthurur mjeshtërisht fiksionin me dokumente autentike të kohës, autorja krijon një kaleidoskop letrar për dashurinë, fajin, harresën dhe kujtesën kolektive. Zbuloni këtë vepër të rëndësishme bashkëkohore, tashmë të disponueshme në Leximtari.
Përshkrimi
A ishte rrëzimi i statujës një akt spontan apo një skenar i ndërtuar me kujdes?
Johaness Kessler, një gazetar gjerman, rikthehet në Tiranë 34 vjet pas rrëzimit historik të statujës së diktatorit. Misioni i jo i thjeshtë është dyfish: të zbulojë “të vërtetën” e asaj dite të madhe dhe të kërkojë Martën. Megjithatë, ajo që ai gjen nuk ofron një përgjigje të vetme dhe të pastër, por përplaset me kujtime që nuk përputhen me njëra-tjetrën, dosje të paplota të kohës dhe hije të së shkuarës që refuzojnë të zhduken.
Në këtë roman provokues, Jonila Godole sjell një pasqyrë të ndërlikuar të tranzicionit dhe historisë sonë më të afërt. Libri shtron pyetje të mprehta rreth ngjarjeve që na kanë formuar, duke shqyrtuar se si e kaluara vazhdon të jetojë brenda nesh përmes rrëfimeve të copëzuara, pendesës dhe kërkimit të pandërprerë për identitet.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 270 Faqe
- Data e publikimit: 10/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 12 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.