Martin Iden – Jack London
- Autori: Jack London
- Shtëpia botuese: Living
- Përkthyesi: Xhimi Lazri
- Redaktori: Xhoina Salaj , Bledar Çepele
Botimet Living sjellin kryeveprën e Jack London-it, atë që shpeshherë është konsideruar si himni i jetës së tij, romanin “Martin Iden”. Ky roman mbetet një klasik i pavdekshëm dhe i fuqishëm për përpjekjet e pareshtura për sukses artistik dhe personal.
Përshkrimi
Okland, fillimi i shekullit të njëzetë.
Martin Ideni është një detar, i cili vendos të ngrihet mbi vështirësitë dhe rrethanat, në një rrugëtim të ashpër, por pasionant për vetedukim, me shpresën për të zënë një vend mes elitës letrare të kohës.
Nxitja e tij kryesore është dashuria për Ruth Morsin. Ideni është një djalë i varfër, i pashkolluar, ndërsa Morsët janë një familje borgjeze, dhe bashkimi i tyre është i pamundur nëse ai nuk arrin statusin e tyre social.
Ideni i kërkon Ruthit dy vjet kohë për të arritur suksesin, por vetëm pak para se ky afat të skadojë, Ruthi e humbet durimin dhe e braktis me anë të një letre. Kur më në fund Ideni fiton vëmendjen e botuesve dhe të borgjezisë që dikur ia përplasnin dyert në fytyrë, brenda tij ka hedhur rrënjë e keqja. Tanimë mendon se askush nuk e do për atë që është, por vetëm për famën që gëzon…
Jack London, i pakënaqur me shpërblimin e punës së tij, e ngjizi Martin Idenin si një sulm ndaj individualizmit dhe si një kritikë për ambiciozët, megjithatë suksesi më i madh i statusit të tij si vepër klasike rrjedh pikërisht nga adhuruesit e protagonistit ambicioz.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 426 Faqe
- Data e publikimit: 25/02/2026
- Mosha e leximit: mbi 12 vjeç
- Titulli origjinal: Martin Eden
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.