Elena Ferrante

Elena Ferrante është pseudonimi i autores së dhjetë veprave letrare, ndër të cilat edhe saga napolitane, e konsideruar si kryevepra e saj, nga pikëpamja e kritikës letrare, por edhe falë suksesit të jashtëzakonshme me lexuesit. Emri i vërtetë i autores mbetet ende zyrtarisht i pakonfirmuar. Në 2011 u botua kapitulli i parë i sagës napolitane, “Mikesha gjeniale”, i ndjekur në 2012 nga libri i dytë, “Mbiemri i ri”, në 2013 nga i treti, “Historia e atyre që arratisen e atyre që rrinë”, dhe në 2014, nga libri i katërt dhe i fundit, “Historia e vajzës së humbur”. Libri i fundit eshte Jeta e genjeshtert e te rriturve, i sjelle ne shqip nga botimet Pegi. Keto libra i gjeni online tek libraria Leximtari.

Mikesha Gjeniale

Një roman jashtëzakonisht aktual dhe thellësisht njerëzor që rrëfen jetën e mundimshme dhe të pashpresë të shtresave popullore në një vend të varfër, i cili kontrollohet gjithmonë e më shumë nga klanet mafioze. Kjo sagë e famshme napolitane është një fenomen botëror i botuar tashmë në më shumë se 40 vende të botës, duke shitur rreth tre milionë kopje. Zbuloni këtë histori prekëse mbi mbijetesën, ëndrrat dhe përplasjet e realitetit të ashpër që ka magjepsur lexuesit kudo, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928228307
SKU: PEG0388
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Miqësia, zilia dhe lufta për mbijetesë në Napolin e pasluftës

Një projekt i madhërishëm letrar dhe fillimi i një sage me katër libra, “Mikesha Gjeniale” rrëfen miqësinë femërore komplekse midis Lilës dhe Elenës, që nga fëmijëria në Napolin e zymtë të pasluftës e deri në ditët tona. Vrazhdësia, ashpërsia dhe kontradiktat e personazheve shpalosin si rrallëherë atë qenie komplekse që quajmë njeri dhe të vërtetat e parehatshme që e shoqërojnë atë. Këtu mësojmë se miqësia midis grave ka të bëjë jo vetëm me dashurinë, por edhe me zilinë, xhelozinë e urrejtjen, duke theksuar se imagjinata jonë na përcakton pothuajse aq sa ndodhitë e vërteta dhe se ne e mbartim me vete origjinën tonë kudo, deri në varr.

Çdo aspekt i historisë nga autorja Elena Ferrante tingëllon i parë dhe thellësisht i përjetuar. Lexuesi përballet hapur me dhunën në familje, zhvlerësimin e gruas dhe të aftësive të saj, si dhe stërlodhjen e një përditshmërie mbytëse. Është një realitet i ashpër pamundësie për të gjetur një punë me pagë dinjitoze, vështirësie për të arritur në fund të muajit dhe zhytjeje të vazhdueshme në borxhe.

Në këtë mjedis të vështirë, ndjenjat mpleksen pazgjidhshmërisht me interesin. Aty shfaqet pafuqia e dashurisë pa kushte përballë mendjemadhësisë boshe të padronëve të rinj dhe dhunës së të sapopasuruarve mbi të varfrit. Një rrëfim që pasqyron shpresat për të vënë pasuri shpejt dhe smirën e pashmangshme kundrejt atyre që kanë arritur të shkëputen nga llumi i origjinës. Porositni kopjen tuaj sot.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mikesha Gjeniale”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori