Lucinda Riley

Lucinda Riley është shkrimtare e njohur irlandeze e cila njihet për suksesin me serinë 7 motra, e cila është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1965 në Irlandë. Pas karrierës si aktore në filma, teatër e televizion, shkroi librin e parë, në moshën 24-vjeçare. Saga e Shtatë motrave është kthyer në fenomen botëror dhe një kompani hollivudiane produksioni ka blerë të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra. Librat e saj janë nominuar për çmime të ndryshme: Bancarella (Itali), The Lovely Books (Gjermani) dhe çmimin Romantic Novel of the Year (Britania e Madhe). Më 2020, fitoi çmimin holandez Platinum, për më tepër se 300 000 kopjet e shitura për një roman të vetëm brenda një viti – çmimi për herë të fundit ishte fituar nga J. K. Roëling për Harry Potterin. Autore bestseller e Sunday Times dhe Neë York Times. Në bashkëpunim me të birin, Harry Whittaker, shkroi një seri librash për fëmijë: The Guardian Angels. Për shumë vite jetoi në Norfolk të Anglisë dhe më 2015 realizoi ëndrrën e saj, duke blerë një fermë të veçuar në West Cork, Irlandë, të cilën përherë e ndjeu si shtëpinë shpirtërore. Këtu shkroi edhe pesë librat e fundit të sagës. Më 2017, Lucinda u diagnostikua me kancer dhe më 11 qershor 2021 ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj. Libri i fundit i serisë “7 motra”, Pa Salti është shkruar bashkë me djalin e tij. Librat e Lucinda Riley të përkthyer në 37 gjuhë vazhdojnë të emocionojnë lexuesit anembanë botës. Romanet e kësaj autoreje janë përkthyer në shqip nga Agim Doksani, Albana Nexhipi Lekaj, Arta Marku, etj. Ato janë botuar nga Dituria. Për ata që duan t’i kenë në bibliotekën e tyre, romanet e Lucinda Riley i gjeni tek Leximtari.al

Motra ne hije – Historia e Starit

Sekrete dhe fate të ndërthurura me mjesh-tëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller Shtate motrat, sjelle ne shqip nga shtepia botuese Dituria

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928292193
SKU: BDI0146
0

Përshkrimi

E heshtur dhe enigmatike, e pasionuar pas letërsisë e gatimit, Stari është e treta nga gjashtë bijat e birësuara të Pa Saltit, manjatit zviceran, dhe gjithmonë ka jetuar në hijen e Sisit, motrës së gjallë e të hedhur.

Qysh të vogla kanë qenë të pandara: kanë një gjuhë të fshehtë, që e kuptojnë vetëm ato dhe vitet e fundit i kanë kaluar duke udhëtuar nëpër botë…

Por vetëm dy javë pas vdekjes së babait, Sisi mendon se ka ardhur koha të marrë në dorë frerët e jetës: të gjejë rrugën e vet, duke njohur edhe të kaluarën. Për të rënë në gjurmë të origjinës së saj, Pa Salti i ka lënë një statujëz maceje, emrin e një gruaje misterioze që ka jetuar thuajse njëqind vjet më parë dhe kartëvizitën e një librari londinez…

Njëqind vjet më parë, Flora MekNikoli është përbetuar se nuk do të martohet kurrë. Jeton e lumtur dhe e sigurt në shtëpinë e saj në Lake District, pranë librave e me pasionin për natyrën.

Por peng i disa rrethanave, Flora detyrohet të shkojë në Londër, në shtëpinë e Alisë Kepelit, një prej aktoreve më famëkeqe të shoqërisë së asaj kohe.

Në dilemën mes dashurisë së pasionuar e detyrës ndaj familjes, ajo befas gjendet e përfshirë në një lojë, fijet e së cilës i luajnë të tjerët, derisa takimi me një zotëri të panjohur do t’i zbulojë përgjigjet që i kërkonte prej një jete…

Ndërsa Stari mëson për rrugëtimin e Florës, paraardhëses së vet, edhe ajo niset në një udhëtim zbulimi…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Motra ne hije – Historia e Starit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.