Erih Maria Remark

Erich Maria Remarque është një nga shkrimtarët e shquar të shekullit të XX, që si pakkkush i ka shkruar jetës, luftës dhe dashurisë. Lindi në vitin 1898 në një familje katolike në qytetin Osna-brük. Gjatë Luftës I Botërore, në moshën 18-vjeçare, u regjistrua në ushtrinë gjermane. U plagos në luftë dhe pjesën tjetër të saj e kaloi në spital. Pas luftës punoi mësues, bibliotekar e gazetar. Që në moshën 16-vjeçare ka përvojën e parë letrare me poezi, esse dhe një roman, që e mbaroi më 1920. Në vitin 1931 u vendos në Porto Ronco, në Zvicër. Në maj 1933, veprat e tij u dogjën publikisht me porosi të ministrit të propagandës naziste Jozef Gëbels. Propaganda naziste nisi të shpifte sikur Remarku nuk kishte bërë shërbim aktiv gjatë Luftës I Botërore. Më 1938, Remarkut iu hoq qytetaria gjermane; më 1939 u vendos në ShBA. Në vitin 1948 u kthye në Zvicër ku kaloi pjesën tjetër të jetës. Vdiq në Locarno, më 25 shtator 1970. Veprat më të rëndësishme: Asgjë të re nga fronti i perëndimit (1929); Rruga e kthimit (1931); Tre shokë (1937); Harku i Triumfit (1945); Shkëndija e jetës (1952); Kohë për të jetuar, kohë për të vdekur (1954); Obelisku i zi (1957); Një natë në Lisbonë (1964); Hije në Parajsë (1972). Librat e Remarque janë përkthyer në shqip nga mjeshtra të shqipërimit si Robert Shvars apo Aristidh Ristani dhe janë hedhur në qarkullim nga entet botuese Dituria, Fan Noli, Uegen, Bota Shqiptare, etj., dhe gjenden edhe tek libraria Leximtari.

Nje nate ne Lisbone

(1 shqyrtim nga klient)

Një histori e mrekullueshme dashurie dhe mbijetese nga pena e pashoq e Erich Maria Remarque, që ka në sfond dhimbjet e thella të shpirtit njerëzor teksa u largohet barbarive naziste. Në këtë rrëfim mjeshtëror, dëshpërimi përballet me shpresën në rripin e fundit të tokës evropiane të papushtuar ende nga lufta. Zbuloni një dëshmi prekëse të sakrificës dhe humanizmit, që do t’ju mbajë mbërthyer deri në fjalën e fundit, ekskluzivisht në Leximtari.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928217981
SKU: BDI0170
0

Përshkrimi

Një rrëfim i gjatë sa një jetë në rripin e fundit të Evropës

Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, është rripi i fundit i tokës evropiane ku, ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Në romanin e thellë dhe tronditës “Nje nate ne Lisbone”, ky qytet kthehet në strehën e fundit të atyre që kërkojnë dëshpërimisht një vizë shpëtimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas peripecish pafund, aty mbërrijnë emigrantë që rrezikojnë gjithçka për t’i shpëtuar tmerrit të luftës dhe për të gjetur një fillim të ri.

Një prej këtyre emigrantëve është Jozef Shvarci, i cili, pas shumë përpjekjesh, ka arritur të marrë për veten dhe bashkëshorten e tij, Helenën, vizat për të shkuar në Botën e Re, si dhe dy bileta për në anijen që është gati për t’u nisur. Por Shvarci nuk ka aspak ndërmend të niset. Rastësisht, ai gjen një tjetër të arratisur, një njeri që ndërkaq ka humbur çdo shpresë për t’u larguar e për të mbijetuar.

Me një gjest sa të thjeshtë aq edhe befasues, Shvarci i propozon t’i japë të panjohurit pasaportën e tij dhe të gruas, së bashku me biletat e udhëtimit. Kushti është i vetëm dhe i panegociueshëm: ai duhet të ulet dhe të dëgjojë historinë e tij të jetës. Sigurisht që i panjohuri pranon, dhe kështu lexuesit i jepet mundësia të dëgjojë rrëfimin e një nate të gjatë, e mbi të gjitha, të zhytet në një kryevepër letrare që eksploron kufijtë e sakrificës, kujtesës dhe dashurisë njerëzore.

Më shumë info për këtë artikull

5
1 vlerësim
Libri
5
Autori
5
Leximtari.al
5

1 shqyrtim për Nje nate ne Lisbone

Pastro filtrat
  1. Ekonomisti_Londer

    Libri
    Autori
    Leximtari.al
    Pro:

    -

    Kundër:

    -

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.