Allen Levi

Allen Levi, avokat, gjykatës, kantautor, shkrimtar, jeton pranë një qyteti të vogël në Xhorxhian Qendrore, ku edhe kujdeset për tokën e të parëve. Për vite të tëra ushtroi profesionin e avokatit dhe shërbeu si gjykatës; më pas iu kushtua muzikës, duke shkruar dhjetëra këngë gjatë karrierës së tij si kantautor. “Teoja i Goldenit” është romani i tij i parë. I vetëbotuar më 2023-in, u përhap gojë më gojë derisa u bë fenomen kombëtar: Atria Books (Simon & Schuster) e ribotoi më 2025-ën dhe ai u ngjit në krye të listës së bestsellerëve të New York Times-it. Sot është përkthyer në shumë gjuhë evropiane dhe vjen në shqip nga Botime Pegi, në përkthimin e Blendi Salajt. Librin e gjeni tek libraria Leximtari.

Teoja i Goldenit

Romani që u bë Nr. 1 në listën e librave më të shitur të New York Times-it, me mbi 1 milion kopje të shitura, vetëm falë mbresave të lexuesve, tashmë në shqip, me përkthimin e të mirënjohurit Blendi Salaj dhe hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Pegi

Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928868145
SKU: PEG0777
0

Përshkrimi

Historia e këtij libri është vetë si një roman. Kur autori Allen Levi përfundoi shkrimin e romanit të tij të parë, plani ishte që ta fuste në sirtar. Miqtë e bindën ta botonte me shpenzimet e veta. Në vitin 2023, viti i parë i botimit, libri shiti 3000 kopje modeste.

Në vitin e dytë, shiti 24 000 kopje. Më pas, pa asnjë fushatë promovuese, vetëm falë sugjerimeve të lexuesve mes njëri-tjetrit, shitjet shpërthyen në mbi 1 milion kopje të shitura. Libri u ngjit në krye të listës së New York Times-it dhe sot përkthehet anembanë Evropës.

Një mëngjes pranvere, në një qytet të vogël jugor zbret një i panjohur: një plak me theks të huaj, me kureshtjen e një fëmije dhe me një buzëqeshje që i rri fshehur nën buzë. Askush nuk e di kush është, as përse ka ardhur.

Në kafenenë e qytetit e presin nëntëdhjetë e dy portrete të vizatuara me laps, të varura në mur. Aty nis një ritual i çuditshëm: plaku i blen portretet një nga një, për t’ua dhuruar njerëzve të vizatuar në to.

Në këmbim, ai kërkon vetëm që njerëzit e portretizuar, t’i rrëfejnë historinë e tyre. Portret pas portreti, dhuratë pas dhurate, përqark tij mblidhet një rreth të harruarish e të padukshmish: secili mëson të shohë veten dhe të tjerët, tashmë me një sy të ri. Sepse vëmendja, kur bëhet dhuratë, ka fuqinë të ndryshojë jetë.

Ky është një libër për mirësinë si vendim, jo si rastësi; për artin e të parit të atyre që askush s’i sheh; dhe për gëzimin e trishtimin që bashkëjetojnë në çdo jetë njerëzore. Po kush është ky njeri që jeton thjesht e dhuron pa kursim? Ç’mister fsheh bujaria e tij?

Dhe sikur një ditë, një i panjohur të trokiste në jetën tuaj vetëm për t’ju kujtuar se jeni parë dhe se keni vlerë, a do ta njihnit shenjtërinë nën petkun e një të huaji?

VLERESIME

“Një sukses marramendës, i përhapur falë sugjerimeve të lexuesve mes njëri-tjetrit.”

The New York Times

“Ka një cilësi alegorike, të mbështjellë në një dritë të butë.”

The Washington Post

“Një rrëfim prekës, që ta ngroh zemrën.”

USA Today

“Duke pasur parasysh sinqeritetin e tij gati të dhimbshëm, do të kisha menduar se një libër i tillë, sot do të shpërfillej si i dalëmode. Fakti që kjo nuk ndodhi, them se tregon diçka për mallin e lexuesve për një përshkrim të veçantë të besimit dhe të moralit.”

Slate

“Mirësia e Teos rrezaton, duke i shtyrë të gjithë të flasin me njëri-tjetrin, të miqësohen, t’i zgjatin dorën tjetrit.”

Slate

“Ritmi është qëllimisht kundërrymës, sepse shoqëria jonë e varur pas telefonave ka nevojë të ngadalësohet. Lexoja, ndalesha, mendoja. Pastaj, nga fundi, qëndrova zgjuar deri në orët e vona të një nate, sepse nuk e lija dot librin nga dora.”

Reformed Journal

“A e besoni dot atë fund? Ende mendoj për të, tek shkon në atë kafene dhe për të gjitha ato portrete në mur.”

Oprah Winfrey, Oprah’s Book Club

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Teoja i Goldenit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori