Vajzat e viles se pelhurave

Pas romanit Vila e Pëlhurave, vjen pjesa e dytë e kësaj sage romantike historike, që ka bërë për vete miliona lexues. Një varg të papriturash dhe dashurish të reja, treguar nga këndvështrimi i veçantë i shërbyesve intrigantë të vilës.

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928366306
SKU: BDI0087
0

Përshkrimi

Augsburg, 1916.

Kanë kaluar tre vjet qysh kur jetimja Marije trokiti në portën e Vilës së Pëlhurave, në kërkim të punës si shërbyese në familjen Melcer.

Nuk do t’ia kish marrë  mendja kurrë se një ditë do të bëhej bashkëshortja e Paul Melcerit, trashëgimtarit të perandorisë së pëlhurave.

Kamerierët e shërbyesit e shohin me admirim dhe zili, por Marija nuk do ta shijojë gjatë fatin e mirë: Lufta e Parë Botërore do të pllakosë botën përrallore të vilës, që shndërrohet në spital ushtarak, ku të plagosurit kurohen me dhembshuri nga vajzat e shtëpisë.

Pauli shtrëngohet të niset për në front, njësoj si bashkëshortët e Kitit e Lizës, ndërsa vila dhe fabrika e cohërave mbushen me personazhe të reja: mjeku i ri Mobius, që me buzëqeshje magjeps shërbyeset e infermieret; Grigorji, robi rus i luftës, që punon në stabiliment, shikimi i të cilit shpon zemrën e pjatalarëses Hana; dhe në fund togeri melankolik Ernst fon Klipshtajn, që nuk ka sy për askënd tjetër, përveçse për të zonjën e shtëpisë.

Por, ndërsa Marija bën çmos që të mbajë në këmbë ndërmarrjen, vjen lajmi se Pauli i saj i dashur është zhdukur në luftë dhe shpresa për ta përqafuar sërish zbehet çdo ditë e më shumë…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vajzat e viles se pelhurave”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.