Milan Kundera

Milan Kundera është një nga shkrimtarët më të shquar të Europës Lindore në shekullin e XX. I lindur më 1 prill 1929 në Çekosllovaki, ai mërgoi në Francë më 1975 dhe më 1981 u bë qytetar francez i natyralizuar. Ka shkruar edhe në çekisht edhe në frëngjisht. Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka korrigjuar gjithmonë vetë, për këtë arsye ato nuk konsiderohen përkthime, por vepra origjinale. Për shkak të censurës komuniste në vendlindje, librat e tij u ndaluan. Ai është bërë shumë i njohur me libra si: Shakaja, Përjetësia, Identiteti, Mosdija, Lehtësia e padurueshme e qenies etj. Shumica e librave të tij janë përkthyer nga Saverina Pasho, Mirela Kumbaro dhe Balil Gjini dhe janë botuar nga Dituria. Librat në shqip të Milan Kunderës i gjeni online dhe tek Leximtari.al

Valsi i lamtumires-BDI

Milan Kundera gërsheton çështje ekzistenciale të tilla si Dashuria, Tradhtia, Pabesia, Miqësia dhe Vdekja, së bashku me një delikatesë të jashtëzakonshme. Në fakt, kjo delikatesë është konstante në të gjitha veprat e Kunderës. Si zakonisht, ai shtron pyetje serioze rreth botës moderne ku jetojmë: çfarë dimë për moralin, jetën dhe vrasjen.

Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928292605
SKU: BDI0126
0

Përshkrimi

Klima, një instrumentist i njohur i xhazit, merr lajmin se një infermiere e re me të cilën ka kaluar një natë të shkurtër në një qendër termale, është shtatzënë dhe ai është babai.

Pas kësaj, fillon një komedi e zezë në të cilën, gjatë pesë ditëve të çmendura, tetë personazhe përqafojnë njëri-tjetrin në vrullin e një valsi marramendës.

Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i burgosur politik i moshuar, viktimë e spastrimeve, që ka vendosur të emigrojë përfundimisht, i bindur se nuk ka të ardhme. Ai organizon një festë lamtumire në qendrën termale, si një ëndërr e një nate vere.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Valsi i lamtumires-BDI”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori