Christelle Dabos

Christelle Dabos lindi më 1980 në Rivierën Franceze dhe u rrit në një shtëpi plot me muzikë klasike. Ajo është shkrimtare franceze, më shumë me imagjinatë sesa me mendje. Ajo fillon të shkarravitë tekstet e para në bankat e fakultetit. Kur vendoset në Belgjikë, punon si bibliotekare. Në kohën kur i shfaqet një sëmundje, të shkruarit e ndihmon të arratiset nga kurat e vazhdueshme mjekësore, më pas që të rimarrë veten dhe, në fund, i bëhet natyrë e dytë. Ndërkohë, frekuenton shoqërinë Plume d’Argent (Pena e argjendtë), një komunitet shkrimtarësh në internet. Pikërisht falë nxitjes së mbështetjes së tyre, vendos të marrë përsipër sfidën e parë letrare: të bëhet pjesë e Konkursit të Romanit për të Rinjtë. Fituese e madhe mes tre finalistëve, Christelle Dabosi vijon me romanin fitues dhe tashmë ka shkruar katër libra në serinë “Pa Passe-Miroir” (Vizitorja e pasqyrave). Kjo seri vjen në shqip nga shtëpia botuese Dituria dhe e gjeni tek libraria Leximtari.

Vizitorja e pasqyres 2 – Te zhdukurit e dritehenes

Vëllimi i dytë i serisë fantastike bestseller ndërkombëtar, “Vizitorja e pasqyrës”, vjen më në fund në shqip me “Të zhdukurit e Dritëhënës”! Fitues i çmimit Prix Albertine Jeunesse në vitin 2021, ky libër ju fton të ndiqni aventurat e reja të Ofelisë në Arkën e ngrirë të Polit, mes iluzioneve magjike, intrigave të rrezikshme dhe një dashurie të papritur. Zbuloni këtë kryevepër të fantazisë, tashmë të disponueshme në Leximtari.

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928816856
SKU: BDI0968
0

Përshkrimi

Intriga, iluzione dhe një dashuri e papritur në Arkën e akullt të Polit

“Të zhdukurit e Dritëhënës” fillon pikërisht aty ku mbaroi vëllimi i parë, “Të fejuarit e dimrit”. Në Arkën e akullt të Polit, ku Ofelia është flakur nga Plakat për t’u martuar kundër dëshirës së saj me fisnikun e ftohtë Torn, vapa është befas mbytëse. Por ky është vetëm një nga iluzionet e krijuara nga Mirazhët, klani dominues i Arkës, të zotët të prodhojnë tavane të mbuluara nga xhungla tropikale, dete të pafundme brenda pallateve dhe fustane me flutura që valëviten.

Në Qytetqiell, kryeqyteti i Polit, Ofelinë e prezantojnë me zotin Faruk, shpirtin e gjithëfuqishëm dhe të pavdekshëm të familjes, i bardhë si bora dhe me një kujtesë shumë të dobët. Ai shpreson te dhuntitë e Ofelisë si “lexuese” për të zbuluar misteret që përmban Libri—një dokument misterioz i cili, ndër shekuj, ka shkaktuar çmendurinë apo vdekjen e shumë mendjelehtëve që janë përpjekur ta deshifrojnë.

Për Ofelinë nis një varg aventurash dhe fatkeqësish të reja. Vetëm me ndihmën e një truproje të padukshëm, ajo arrin të mbrohet nga sulmet e pabesa të tradhtarëve dhe kurthet vdekjeprurëse të Mirazhëve. Por, ajo që e çudit më shumë vetë Ofelinë është zbulimi se po rrezikon jetën dhe po harxhon gjithë energjitë e saj në këtë labirint hetimesh për hir të dashurisë për Tornin—burrin që deri dje mendonte se e urrente më shumë se këdo tjetër në botë. Ndërkaq, Torni është zhdukur pa lënë gjurmë…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Vizitorja e pasqyres 2 – Te zhdukurit e dritehenes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.