Shiko pjesërisht

Serra

Një histori e fuqishme dashurie, dhimbjeje dhe hakmarrjeje, e vendosur në sfondin tragjik të dëbimit dhe përndjekjes së popullsive në fillim të shekullit XX. Përmes fatit të tre personazheve të paharrueshëm, ky rrëfim pasqyron konfliktet mes besimit, nacionalizmit dhe humanizmit, si dhe vuajtjet e një populli të copëtuar nga e shkuara e përgjakshme. Një udhëtim emocional që ndërthur mjeshtërisht jetën personale me ngjarjet e mëdha historike. Zbuloni këtë dramë të thellë, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Kategori: , Etiketa: , ,

1, 200.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928277701
SKU: TOE0126
0

Përshkrimi

Udhëtimi mes dashurisë, hakmarrjes dhe valleve të zjarrit

Në qershor të vitit 1915, kur po kryhej dëbimi i armenëve nga Trapezunda, një vajzë që ngjante sikur ta kishte pikturuar vetë Zoti, strehohet për t’u fshehur në shtëpinë e një të panjohuri. Në të njëjtën kohë në Ordu, një tjetër vajzë nga një familje e kamur greke përgatitet për martesën e saj dhe përpiqet të imagjinojë të ardhmen me një burrë që e njeh shumë pak. Në romanin historik Serra, autori Janis Kalpuzos sjell fatin e Galinos Fillonidhisit, një njeri karizmatik, besimtar i devotshëm dhe ruajtës i moralit të asaj kohe. I gjendur në mëdyshje mes dy grave, ai vihet në sprovë përpara ideve të tij, përballet me egërsinë dhe urrejtjen, dërmohet dhe copëtohet, duke vënë si qëllim të jetës së tij hakmarrjen ndaj atij që i shkaktoi dhimbjen e madhe.

Në sfondin e këtij rrëfimi përshkruhet gjerësisht rajoni i Pontit deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive. Lexuesi përballet me homogjenizimin e racave, fenë, frikën, nacionalizmin dhe intolerancën e kultivuar ndër vite, si dhe jetën e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik. Autori depërton thellë në përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në Siberi dhe stepat e Kazakistanit, me zagushi të padurueshme gjatë verës dhe të ftohtë acar gjatë dimrit.

Të gjitha këto pasione, dëshira dhe vuajtje, përmes udhëtimit shumëplanësh që shkruan jeta, ngjajnë pikërisht me flakët dhe lëvizjet e valles së lashtë të Pontit, valles së zjarrit. Një dëshmi letrare që vërteton se njeriu mund të shohë përpara vetëm kur nuk harron se nga vjen.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Serra”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.