Fjodor Dostojevski
Fjodor Dostojevski është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të mijëvjeçarit, duke spikatur si një nga mjeshtrat e eksplorimit të mendjes njerëzore dhe lëvruesi i rrallë i botës dhe shpirtit rus. Ak ka lindur më 11 nëntor 1821 në Moskë, dhe mbetet shkrimtari, eseisti dhe filozofi rus, që solli në jetë kryeveprat e kolanës botërore të letërsisë, si “Krimi dhe Ndëshkimi” “Vëllezërit Karamazov”. Jeta e Fjodor Dostojevski, ishte dëshmi e përballjes me të pamëshirshmen dhe sprovës së ngadhnjimit. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Madhështia e krijimtarisë së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në rrezatuesen e këtij kumti. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20-të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Ëalter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Gjeniu i madh vdiq më 9 shkurt 1881 në Shën Peterburg, pas një gjakderdhjeje të shkaktuar nga sulmi epileptik. Varrimi i tij ishte madhështor. Në funeral morën pjesë 100.000 njerëz, kryesisht rini studentore. Varrimi i tij u shndërrua në demonstrata kundër carizmit, përkundër qëndrimit të dykuptimtë të Dostojevskit ndaj regjimit si dhe “kanunizimit” gjysmëzyrtar të tij nga regjimi carist. Dostojevski i takon rrethit më të ngushtë të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, siç janë poeti italian Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), poeti dhe dramaturgu anglez Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), prozatori, dramaturgu dhe publicisti rus Leon Tolstoj (Lev Nikolaevič Tolstoj, 1828-1910), shkrimtari spanjoll Miguel de Servante (Miguel de Cervantes Saavedra, 1547-1616), romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) etj. Ndikimi i tij në letërsinë botërore është i jashtëzakonshëm, që nga prozatori dhe dramaturgu rus Leonid Andreev (Leonid Nikolaevič Andreev, 1871-1919) deri te tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonim i Emil Sinclair, 1877-1962), që nga prozatori amerikan Uilljëm Fokner (William Faulkner, 1897-1962)) deri te tregimtari austriak Franc Kafka (Franz Kafka, 1883-1924), që nga romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) deri te prozatori kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1927-2014). Librat e Dostojevskit që janë përkthyer në shqip i gjeni tek Leximtari.al
Te fyer dhe te poshteruar – HC-Uegen
- Autori: Fjodor Dostojevski
- Shtëpia botuese: Uegen
- Përkthyesi: Jorgji Doksani
Përshkrimi
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 367 Faqe
- Data e publikimit: 01/01/1970
- Titulli origjinal: Unizonnie o oskorblonnie

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.