Gazmend Krasniqi
Gazmend Krasniqi është studiues dhe shkrimtar i njohur dhe një nga përfaqësuesit më tipik të letërsisë postmoderniste në Shqipëri. Ka lindur në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për pikturë, pastaj për letërsi. Aktualisht jeton në Tiranë dhe është i angazhuar si lektor në universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Botimet e tij të shumta përfshijnë botime në poezi, tregime, romane, drama, të përcaktuara si krijimtari postmoderniste nga kritika, si dhe ese, përkthime dhe vepra studimore e teoriko-shkencore. Pjesë të krijimtarisë së tij janë përkthyer dhe botuar në disa gjuhë. Stili letrar i Gazmend Krasniqit karakterizohet, mbi të gjitha, nga refuzimi i komoditetit narrativ dhe estetik. Ai nuk shkruan për të rrëfyer thjesht një histori, por për të problematizuar aktin e rrëfimit vetë. Letërsia e tij është më shumë proces sesa rezultat; një laborator ku gjuha, struktura dhe subjekti vihen vazhdimisht në provë. Në këtë kuptim, Krasniqi i përket një tradite postmoderne kritike, ku teksti nuk kërkon të japë përgjigje, por të krijojë tension, pasiguri dhe hapësira interpretimi. Në poezi, Krasniqi largohet qartë nga lirizmi sentimental dhe figuracioni ornamental. Vargu i tij është shpesh: i thyer, konceptual, i ngarkuar me ide më shumë sesa me emocione të drejtpërdrejta. Në prozë, Krasniqi shfaqet si një shkrimtar anti-tradicional. Romani dhe tregimi i tij: shmangin linearitetin, fragmentarizojnë kohën, përdorin dokumente, raporte, dosje, zëra të ndërthurur. Këtu rrëfimi nuk është më një histori për t’u ndjekur, por një mekanizëm për t’u çmontuar. Personazhet shpesh janë më shumë funksione diskursive sesa figura psikologjike klasike. Realiteti paraqitet si i pasigurt, i deformuar, i mbikëqyrur – një realitet ku e vërteta është gjithmonë e përkohshme. Nga botimet e tij të fundit veçojmë:

Si shkruhet një roman dashurie (romane – diptik)

Një roman në dosjet e policisë (roman)

Po ti, kush je (poezi)

Si ta lexojmë letërsinë shqipe (studim)

Poezia shqipe, një histori letrare (studim për poezinë shqipe)

Historitë e 1001 ditëve (tregime)

Arti i poezisë – bashkautor (teori & antologji e letërsisë shqipe që nga fillmet e deri në kohën tonë)

“Poezia shqipe, një histori letrare” (2016)

“Romani i lumturisë” (2015)

“Nëse një ditë një prelud” tregime (2014)

“Fletorja e poemave” (2014)

“Fytyra e Simurgut” (2013)

Shitësit e Apokalipsit (2012)

Asgjëtë e vogla të Zotit - (2009)

Bar "Parajsa" - (2008)

Eldorado - roman / 2007

Ungjilli sipas djallit (palimpsest postmodern) : poezi, ese, intervista / 2004

Alfabeti i fshehtë / tregime / 2003

Fundi i botës. Një verë në Paris / romane / 2002

Skodrinon : poezi / 2002

Princesha këmbëzbathur : roman / 1998

Dielli i natës : roman / 1996

Në kryqin e dashurisë : poezi / 1995

Engjëj të dehur : poezi / 1996

Mesha e demonëve / tregime / 1995

Na ish një tors dashurie : poezi / 1993

Veprat e Gazmend Krasniqit janë botuar nga Albas, Onufri, Botimet Jozef, Phenix, Ombra GVG, etj., dhe disa prej tyre i gjeni online edhe tek Leximtari. Për më shumë rreth autorit shkoni tek blogu: GAZMEND KRASNIQI
Si shkruhet nje roman dashurie
- Autori: Gazmend Krasniqi
- Shtëpia botuese: Albas
- Redaktori: Dorina Basha
Përshkrimi
Ky libër, i strukturuar si kolazh situatash e idesh që mëtojnë të lidhen rreth strumbullarit të temës së dashurisë e lumturisë, është zhvilluar si diptik dhe ka eksploruar tema të paranojës, identitetit, izolimit, dashurisë e lumturisë – duke prekur, sa përvojat “fundamentale”, po aq dhe ato “të rastësishme” njerëzore, në një botë të fragmentuar, copë-më copë e me zë të shterur. Këtij sfondi tematik i ka shkuar për shtat diskursi rrëfimtar me ton filozofik, i cili e ka dendësuar edhe më strukturën e ndërliqshme narrative të lidhur nyjë në log të temave e dhimbjeve ekzistenciale.
Prof. dr. Kujtim Mani (Rrahmani) – shkrimtar dhe studiues
Ka kohë që Krasniqi telefonon me kompetencë përmes teksteve të tij, si më i shquari që unë njoh në artin e metafiksionit në Shqipëri, duke na ofruar një letërsi tjetër. Prandaj unë ftoj sa më shumë lexues dhe ekspertë t’u përgjigjen “telefonatave” të tij në kohë. Por, ç’do të thotë të lexosh Gazmend Krasniqin? Të bëhesh gati që tekstet e tij t’i kuptosh më mirë nga efektet sesa nga esenca e tyre, t’i njohësh për atë që bëjnë më shumë se për atë që janë. Arti i tij si shkrimtar e shtyn fiksionin drejt një dimensioni mendimi, teknikat e tij narrative varen më shumë nga arti (i munguar) i leximit sesa nga fjalët e tekstit.
Durim Taçi – shkrimtar
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 232 Faqe
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.