Umberto Eco
Umberto Eko është një nga mendjet briliante të shekullit të XX, një nga teoricienët, shkrimtarët dhe intelektualët më të mirë italianë të gjysmës së shekullit të kaluar. Ai ka lindur më 5 janar 1932 në qytezën piemonteze Aleksandria, ndërsa aventura e tij intelektuale nis me një seri punimesh të rëndësishme në fillim të viteve '60, prej të cilave veçohet studimi kapital "Vepra e hapur", e cila gjatë viteve '70 do të tregohet si një nga tekstet kryesore të këndvështrimit postmodernist. Eko merret me semiotikë, teorinë e informacionit, ndërsa punimet e tij rreth mesjetës lexuesit të sotëm ia kanë afruar kundërthëniet e mendimit dhe artit mesjetar. Pas romanit "Emri i trëndafilit", Eko ka shkruar një tekst rreth shkrimit të këtij romani të titulluar "Emri i romanit". Pasuan së pari "Lavjerrësi i Fukosë", një roman – studim për llojet e ndryshme të paranojës, më pas një rrëfim elegant për frymën e shekullit XVII, romani "Ishulli i një dite më parë" dhe më i riu romani i tij i katërt "Baudolino". Eko është profesor në Bolonjë, ndërsa jeton në Paris dhe në Milano. Ai bën pjesë ndër intelektualët europianë më të angazhuar dhe jashtëzakonisht i pranishëm në opinionin e kohës sonë. U nda nga jeta më 19 shkurt 2016 në Milano. Vepra e tij ka ardhur e plotë në shqip nga shtepia botuese Dituria dhe e gjeni tek libraria Leximtari.
Rrefimet e nje romancieri te ri – Umberto Eco
- Autori: Umberto Eco
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Zija Vuka
- Redaktori: Mariana Ymeri
Umberto Eco na hap dyert e laboratorit të tij krijues, duke zbuluar si lind një roman, si ndërtohet një botë narrative dhe si ndërthuren realiteti me trillimin. Me erudicion, ironi dhe përvojën e autorit të Emrit të trëndafilit, ai sjell njëkohësisht rrëfim personal, reflektim mbi letërsinë dhe këshilla të çmuara për artin e të shkruarit.
Përshkrimi
Si duhet ta trajtojë një shkrimtar i ri romanin e tij të parë?
Çfarë trukesh dinake duhet të përdorë për të joshur lexuesit?
Dhe cili duhet të jetë truku i tij magjik – nëse ka talent – për të bindur botën se krijimet e tij artistike janë copëza realiteti?
Këto janë, ndër të tjera, pyetjet të cilave Umberto Eco përpiqet t’u përgjigjet këtu, duke bashkuar kujtimet dhe përvojën e vet. Rrëfime? Këshilla praktike? Një listë me gjëra që duhen bërë (dhe veçanërisht që nuk duhen bërë) kur sapo i keni hyrë kësaj rruge.
Ky libër i ka të gjitha këto gjëra. Dhe, meqenëse njeriu që e shkroi ishte autori i Emrit të trëndafilit dhe Lavjerrësit të Fukoit, mund t’i besojmë…
Umberto Eco e botoi romanin e tij të parë, Emri i trëndafilit, në vitin 1980, kur ishte gati pesëdhjetë vjeç. Në këto “rrëfime”, autori, tani në fund të të shtatëdhjetave, hedh një vështrim prapa në karrierën e tij të gjatë prej teoricieni e punën e “tanishme” si romancier.
Herë me tone të lehta, herë me seriozitet, por gjithmonë në mënyrë brilante, Eco shqyrton çështje të rëndësishme, si kufiri midis trillimit artistik dhe eseistikës.
Eseistika e mirë, sipas tij, në zanafillë konceptohet si një roman i verdhë dhe një romancier i zoti ndërton botë të detajuara përmes vëzhgimit dhe kërkimit. Eco kujton se si i projekton botët e tij narrative.
Nisur nga imazhe specifike, nga zgjedhja e periudhës, vendndodhja dhe personazhi, ai ka shkruar histori që do t’u pëlqenin si lexuesve të sofistikuar, ashtu edhe lexuesve më pak të familjarizuar me librin. Përzierja e reales me trillimin është vendimtare, sidomos te “banorët” e botëve të tilla të shpikura. “Përse ngashërehemi e derdhim lot kur një personazh është në gjendje të vështirë? Në çfarë kuptimi ‘ekzistojnë’ Ana Karenina, Gregor Samsa dhe Leopold Blumi?” pyet Eco.
REVIEWS
“Një vëllim tërheqës, brilant dhe i guximshëm, në të cilin Eco ofron përgjigje të mprehta, ironike dhe plot erudicion për pyetjet që ai vetë ngre, duke e shndërruar një anekdotë në mësim jete.”
The Guardian
“Një festë për mendjen, një kënaqësi për shqisat dhe një përvojë e paharrueshme.”
Los Angeles Times
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 146 Faqe
- Data e publikimit: 17/01/2025
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: Confessions of a young novelist
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.