Gabor Mate

Gabor Maté është një mjek i dalë në pension, i cili pas 20 vitesh përvojë në mjekësinë familjare dhe kujdesin paliativ, punoi për më shumë se një dekadë në zonën Doëntoën East Side të Vankuverit me pacientë që përballeshin me varësinë nga drogat dhe sëmundjet mendore. Autor bestseller i katër librave të botuar në njëzet e pesë gjuhë, Gabor është një folës i njohur ndërkombëtarisht, shumë i kërkuar për ekspertizën e tij mbi varësinë, traumën, zhvillimin e fëmijërisë dhe lidhjen mes stresit dhe sëmundjes. Për punën e tij mjekësore dhe shkrimet novatore, atij i është akorduar Urdhri i Kanadasë, nderimi më i lartë civil i vendit të tij, si dhe Çmimi për Meritë Qytetare nga qyteti i tij i lindjes, Vankuveri. Ai është profesor i jashtëm (adjunct professor) në Fakultetin e Kriminologjisë në Universitetin Simon Fraser. Ka lindur në janar të vitit 1944 në një familje hebreje në Hungari dhe në vitin 1956 familja e tij emigroi në Kanada. Pasi përfundoi studimet në Universitetin e Kolumbias ka punuar si mësues i letërsisë dhe gjuhës angleze. Më pas ka studiuar dhe është specializuar si mjek familje. Gjithë studimet dhe kërkimet e tij ua ka kushtuar traumave të jetës njerëzore. Edhe librat e tij i janë kushtuar kësaj fushe. Në gjuhën shqipe kanë ardhur disa libra si “Kur trupi thotë jo”, “Miti i normales” dhe “Mendjet e thyera”, të sjella në shqip nga shtëpia botuese Pema. Këto libra i gjeni edhe tek libraria Leximtari.

Mendjet e thyera

Si reflektim i urtësisë të përfituar gjatë viteve të ushtrimit të profesionit të mjekut dhe të kërkimit shkencor, Mendje të thyera është një libër i domosdoshëm për prindërit – si edhe për këdo tjetër të interesuar mbi se si përvojat e fëmijërisë modelojnë aspektin biologjik dhe psikologjik të trurit njerëzor.

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789951986861
SKU: BPM665
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Dr. Gabor Maté është një mjek i nderuar dhe autor librash me tirazh të madh shitjeje, i cili vetë është diagnostikuar me çrregullim të mungesës së vëmendjes (ÇMV). Në librin Mendje të thyera, ai eksploron mitin e ÇMV-së si një sëmundje e trashëguar gjenetikisht – si dhe ofron shpresë dhe këshillim praktik për fëmijë dhe të rritur të cilët jetojnë me këtë konditë.

Duke shtjelluar që ÇMV-ja nuk është një sëmundje e trashëgueshme, por një dëmtim i riparueshëm dhe vonesë zhvillimore, Mendje të thyera i aftëson prindërit të kuptojnë se çfarë i motivon fëmijët e tyre me ÇMV, po ashtu edhe të rriturit me ÇMV, për të kuptuar më shumë ndjenjat dhe sjelljet e tyre.

REVIEW

“I rrallë dhe ripërtëritës… Në këtë libër do të gjeni histori familjesh, një përshkrim të zgjeruar të zhvillimit të trurit, si dhe informacion të saktë. Do të gjeni gjithashtu edhe shpresë.”

Gazeta GLOBE AND MAIL

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mendjet e thyera”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.