Udha fisnike e tetefishte e Budes – Sangharakshita
- Autori: Sangharakshita
- Shtëpia botuese: Kandrra Botime
- Përkthyesi: Arjavasin
- Redaktori: Dritan Sulçebe
Sangharakshita eshtë një nga figurat kryesore në budizmin perëndimor dhe themeluesi i komunitetit budist Triratna. Ai ia kushtoi jetën e tij përkthimit dhe percjelljes së budizmit si një traditë e gjallë për njerëzit e sotëm.
Përshkrimi
Udha Fisnike e Tetëfishtë eshtë ndoshta pjesa më e njohur e mësimeve të Budës. Ajo eshtë një burim unik i urtësisë dhe udhëzimit praktik për te gjitha aspektet e jetës. Autori e paraqet Udhën Fisnike të Tetëfishtë jo si një listë rregullash të ngurta, por si një mënyrë jetese, ku urtësia, etika dhe disiplina mendore ndërthuren dhe forcojnë njëra-tjetrën.
Sangharakshita i përkthen parimet e lashta të budizmit me një qartësi të madhe dhe një gjuhë të kuptueshme për lexuesin e sotëm, duke ilustruar shembuj praktikë që rrëfejnë mënyrën se si këto mësime mund të ndikojnë ne jetën tonë.
Ky është një libër për ata që kërkojnë jo vetëm kuptimin e jetës, por edhe një transformim të saj. Ndër të tjera, Sangharakshita në këtë vepër shpjegon shumë koncepte te rëndësishme budiste, duke u mbështetur në idenë se dimensioni shpirtëror i jetës sonë eshtë i pranishëm ketu dhe tani, ne çdo moment te ditës.
Udha Fisnike e Tetëfishtë, është një libër i domosdoshëm për këdo që kërkon të njihet me parimet kryesore të budizmit, në një mënyrë të përmbledhur dhe njëkohësisht shumë të thellë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 192 Faqe
- Data e publikimit: 23/05/2025
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The Buddha's Noble Eightfold Path
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.