Dashuria ka etje
- Autori: Andon Andoni
- Shtëpia botuese: Naimi
- Redaktori: Naim Zoto
Bazuar mbi traditën më të mirë të tregimit shqiptar, me një stil rrëfimtar minimalist, Andon Andoni sjell në tregimet dhe novelat e tij botën shqiptare, ngjyresat e të folmes së zonës së Korçës me një regjistër plot ngjyra ironie dhe sarkazme. “Dashuria ka etje”, e hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Naimi, trajton me mjeshtëri tema si vetmia, izolimi dhe krizat e identitetit. Zbuloni këtë përmbledhje të mrekullueshme, tashmë të disponueshme në Leximtari.
Përshkrimi
Bota shqiptare, traditat dhe dramat njerëzore në prozën e shkurtër të Andon Andonit
Andon Andoni ka shkruar shumë libra të zhanreve të ndryshme — si tregime, novela, romane apo studime monografike — por mbi të gjitha ai spikat si një tregimtar i jashtëzakonshëm. Mënyra e tij e rrëfimit është ndikuar nga figura të shquara të traditës sonë, duke filluar nga xhaxhai i tij, Sotir Andoni, e deri te mjeshtër si Mitrush Kuteli, Dhimitër Shuteriqi, Faik Balanca e Teodor Keko.
Në këtë përmbledhje me tregime dhe novela, autori sjell botën e vogël shqiptare, ngjyresat e traditave dhe sjelljeve sociale në një shoqëri globale, të gjitha të rrëfyera me një stil dhe gjuhë të pasur që ndërthur mjeshtërisht dialektizmat dhe arkaizmat. Autori trajton me ndjeshmëri tema universale si vetmia, izolimi, krizat e identitetit, kujtesa, vdekja dhe modelimi i sjelljeve sociale, të cilat vijnë të treguara thjesht, por në një mënyrë thellësisht njerëzore.
Në secilin prej tregimeve, lexuesi do të ketë mundësinë të gjejë një copëz të vetvetes dhe të kuptojë më mirë dramat e kohës sonë. Me këtë vepër, Andon Andoni arrin një nivel edhe më të lartë krijues në zhanrin e prozës së shkurtër.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 252 Faqe
- Data e publikimit: 23/10/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Durres

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.