Bessa Myftiu

Bessa Myftiu është romanciere, poete, eseiste, përkthyese, skenariste dhe aktore. Lindur në Tiranë, ajo banon në Zvicër që prej vitit 1991. Ka shkruar skenarët e filmave Unë e dua Erën dhe Yllka, në të cilin luan rolin kryesor. Autore e njëmbëdhjetë librave në gjuhën franceze, dhe pastaj në shqip vëllimin me poezi Miq të humbur, romanet Rrëfime nga vendet e harruara & Dashuri në kohën e komunizmit, si dhe përmbledhjen me tregime Drejt së pamundurës. Novela Ditët e vetmisë është vepra e saj më e re.

Ditet e vetmise – Bessa Myftiu

Autorja Besa Myftiu vjen me një libër të ri, novelën “Ditët e vetmisë”, e cila sjell një këndvështrim ndryshe për kohën e komunizmit ku dashuria mbetet litari i shpëtimit për çdo individ. Ky libër është botuar nga Dudaj

Çmimi origjinal qe: 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 425.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789994307852
SKU: BDU013
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Regjimi komunist shqiptar kishte diçka të përbashkët me vdekjen: nuk e dije asnjëherë se kur të godiste, apo kë do të vinte në shënjestër.

I padrejtë dhe mizor, ai ishte gjithashtu i paparashikueshëm. Por, duke pritur, mund të silleshe sikur rreziku nuk ekzistonte. Mund të mashtroje veten.

Madje, mund të ishe edhe i lumtur për kohën që kishe në dispozicion.

Dhe ashtu si uji që merr një shije të jashtëzakonshme në shkretëtirë, lumturia në komunizëm kishte diçka magjike: aty ku mungon çdo lloj pasurie, mbeten vetëm ndjenjat për të mbushur hapësirën e ditëve. Lumturia jonë ishte e tillë. Ne kemi dashuruar nga dëshpërimi, por mbi të gjitha, për të mbijetuar. Përndryshe, jeta bëhej e pamundur.

Dashuria ishte litari i shpëtimit për t’u kapur pas ekzistencës, prandaj shpesh u ngjante ëndrrave – e vetmja rrugëdalje kur realiteti rënkon nga zhgënjimet. Yni kombinonte sistemin patriarkal dhe komunizmin.

Na duhej të zgjidhnim: të hiqeshim sikur ishim të verbër ose të vdisnim.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Ditet e vetmise – Bessa Myftiu”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori