Stefan Çapaliku
Stefan Çapaliku është studiues, romancier, dramaturg dhe eseist i njohur. Ka lindur në Shkodër më 10 mars 1965. U diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1988 dhe vijoi studime të mëtejshme në Itali, Republikën Çeke dhe Angli. Në vitin 1996 mbrojti doktoraturën në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1993 deri në vitin 1998 shërbeu si Shef i Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Shkodrës. Nga viti 1998 deri në vitin 2005 ishte Drejtor në Ministrinë e Kulturës, përgjegjës për politikat mbi librin dhe bibliotekat. Që nga viti 2005 është studiues në Akademinë e Studimeve Shqiptare dhe ka qenë profesor i Estetikës në Universitetin e Arteve në Tiranë. Veprimtaria e tij letrare dhe akademike është vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Është shpallur dramaturgu më i mirë i vitit në vitet 1995, 2003, 2007, 2012 dhe 2016. Dramat e tij janë interpretuar në festivale ndërkombëtare të teatrit. Ai është gjithashtu regjisor teatri dhe filmi. Në vitin 2021 u zgjodh anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2024 mban detyrën e Drejtorit të Qendrës së Studimit të Arteve. Autor i 76 veprave në poezi, prozë, dramë dhe ese, me përkthime në disa gjuhë europiane, ai prezanton letërsinë bashkëkohore shqipe në veprën Histoire de la littérature européenne (CNRS Editions, Paris, 2021). ROMANE Kronikë në lindje. Fishta, Shkodër, 1996. Quelqu’un de passage. Albiana-CCU, Marseille, 2002. Secili çmendet simbas mënyrës së vet. Botimet Fishta, Tiranë, 2016; 2017; 2018. Chacun s'affole à sa manière. Meet, Paris, 2018. Svako poludi na svoj način. Clio, Beograd, 2018. Cекој полудува на свој начин. Ars Lamina, Shkup, 2018. Ognuno impazzisce a modo suo. Lubrina Bramani Editore, Milano, 2019. Svako poludi na svoj način. Nova Knjiga, Podgoricë, 2020. Всеки полудява по свой начин. Ergo, Sofie, 2021. Jeder wird verrückt auf seine Art. Transit Verlag, Berlin, 2022. Le dernier anniversaire. RL Books, Bruxelles, 2022. Zatvoreno zbog odmora. Clio, Beograd, 2023. Mbyllur për pushime. Botimet Fishta, Tiranë, 2021. Albumi i thashethemeve. Botimet Fishta, Tiranë, 2023. Un angelo in frac. Lubrina Bramani Editore, Milano, 2023. Tirana ein kurzer Traum. Transit Verlag, Berlin, 2024. Andeo u fraku. Mostovi, Podgoricë, 2024. Ангел, облечен във фрак. Ergo, Sofie, 2025. Svatko poludi na svoj način. Matica Hrvatska, Zagreb, 2025. Saga e Sarajevës. Botimet Fishta, Tiranë, 2025. ShkodraExpress. Botimet Fishta, Tiranë, 2025. DRAMA The Shoes. Fishta, Tiranë, 2002. Pesë drama dhe një korn anglez. IdeArt, Tiranë, 2004. Buty. Dialog, Varshavë, 2004. Allegretto Albania dhe drama të tjera. Botimet Fishta, Tiranë, 2006. Pesë komedi të përgjakshme. Botimet Fishta, Tiranë, 2010. Tri drama. Mediacenter, Prishtinë, 2014. Allegretto Arnavutluk. Mitos Boyut, Stamboll, 2016. Trilogia Albanica. Editions L’espace d’un instant, Paris, 2017. Teatri i pakryer 1. Rezna, Tetovë, 2020. Teatri i pakryer 2. Rezna, Tetovë, 2020. Danimarka, toka jonë. BardBooks, Prishtinë, 2020. Made in Albania ili Skadarski Karnevali. MESS, Sarajevë, 2020. Dramat gazmore. Botimet Fishta, Tiranë, 2023. Komeditë e përgjakshme. Botimet Fishta, Tiranë, 2024. Kujtimi. BardBooks, Prishtinë, 2024. Pesë ditë mbret. A Publishing, Prishtinë, 2025. ESE & STUDIME Fishta satirik. Universiteti i Shkodrës, 1995. Prijës për gjeografinë dhe sociologjinë e letërsisë shqipe. Hylli i Dritës, Tiranë, 1997. Letërsia e interpretuar. Arbri, Tiranë, 1998. Letërsia shqiptare 2 (bashkautor). Sh.B. Librit Shkollor, 1998. Letërsia bashkëkohore shqiptare (bashkautor). Albas, Tiranë, 2003. I vetëm në Europë. Ombra GVG, Tiranë, 2005. Estetika moderne. Sh.B. Librit Universitar, Tiranë, 2006. Artet (bashkautor). Erik, Tiranë, 2009. Libri i vogël i dramatikës. Sh.B. Librit Universitar, Tiranë, 2011. On Albanian Contemporary Art. QSA, Tiranë, 2014. Z.M.H dhe teatri ’30. Botimet Fishta, Tiranë, 2015. Ars Albanica. Albass, Tiranë, 2017. Sita estetike. Akademia e Shkencave, Tiranë, 2019. Imago & Verbum. Galleria Zeta, Tiranë, 2020. Renzo Collura, një artist i humbur në Shqipëri. Botimet Fishta, Tiranë, 2020. Art in post-communist Albania (1991–2010). Lambert Academic Publishing, Berlin, 2021. Serafin Fanko, Felini i teatrit shqiptar. Botimet Fishta, Tiranë, 2021. Barceletat e komunizmit shqiptar. Botimet Fishta, Tiranë, 2022. Shtjefen Palushi. Botimet Fishta, Tiranë, 2022. Qyteti dhe letërsia. Olymp, Prishtinë, 2023. Korçë e Shkodër. Botimet Fishta, Tiranë, 2023. Post Scriptum. Akademia e Shkencave, Tiranë, 2024. Hyrje në Estetikë. BardBooks, Prishtinë, 2024. POEZI Asgjë më shumë se kaq s’ka ndodhë. Fishta, Shkodër, 1993. Kohë e ndalur. Fishta, Shkodër, 1994. Fjalë për fjalë – Word for word. Toena, Tiranë, 2000. Një antologji e vogël e vdekjes. Botimet Fishta, Tiranë, 2020. Një antologji e vogël e jetës. Botimet Fishta, Tiranë, 2020. Kanga e tavës së krapit. Botimet Fishta, Tiranë, 2023. Camera obscura. Botimet Fishta, Tiranë, 2024. TREGIME Tregime për Anën. Onufri, Tiranë, 2002. Pocket duet. BardBooks, Prishtinë, 2021. Tregimet e tranzicionit. Botimet Fishta, Tiranë, 2021. Darkave nga nji mbas buke. Botimet Fishta, Tiranë, 2023. Stefan Çapaliku është president i Forumit 26, një organizatë në mbrojtje të të drejtave të shkrimtarëve.
Tregime te tranzicionit – Fishta
- Autori: Stefan Çapaliku
- Shtëpia botuese: Fishta
- Redaktori: Olimpia Kakarriqi
Te ky koleksion tregimesh, të shkruara përgjatë një çerek shekulli, banoj unë, miqtë, hera herës armiqtë, të dashurit, dhe gjithë ato që doja t’i kisha gjatë rrugës. Në to rri një njeri i brishtë, ëndërrimtar, i dashuruar, aventurier, i heshtur, i dëshpëruar, nervoz, dhe lumturisht i gënjyer.
Përshkrimi
Është një njeri i dalë nga një sistem i tmerrshëm, që e kish mësuar të fliste ulët, dhe që i kishte dhënë si dhuratë të fundit një koleksion frikërash sot e kësaj dite të paidentifikuara nga ana e tij.
Është njeriu i gjendur papritmas brenda një lirie të pamatë dhe absurde, ku mund të bëjë çdo gjë dhe nuk ia dilte të bëjë asgjë.
Është edhe njeriu që njihet me lirinë fluturimthi, në udhëtim.
Është ai që do të europianizohet me çdo kusht. Me një plastikë të brendshme jashtëzakonisht të zhvilluar. Njeriu që po përpiqet ta eksteriorizojë qenien e vet.
Është aktori me një plan të dytë si tallaz deti, me një monolog të brendshëm shumë dinamik dhe me një aparencë të ngathët dhe dembele.
Është njeriu që përballon dy tranzicione njëherësh, atë biologjik dhe atë politik.
Është njeriu që ka shkëmbyer rrugën më të mirë me rrugën më të shkurtër për të shkuar në Europë.
Është njeriu i prerë në besë, i zhgënjyer, i fyer dhe i rrahur në thelbin e vet ekzistencial.
Është djaloshi i therur në bark, gjatë një zënke idiote në një tavernë në cep të rrugicës, që vrapon, duke mbajtur zorrët në duar.
Është ai që nuk do të vdesë, edhe pse askush nuk e pret te dera e spitalit.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 184 Faqe
- Data e publikimit: 06/04/2023
- Mosha e leximit: mbi 14 vjec
- Vendi i botimit: Lezhe
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2023

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.