Mel Robbins
Mel Robbins është autore bestseller sipas New York Times dhe një eksperte me famë botërore në mendësi, motivim dhe ndryshimin e sjelljes. Librat e saj janë përkthyer në 41 gjuhë. Me miliona libra të shitur, shtatë tituj që janë renditur në vendin e parë në Audible dhe miliarda shikime të videove të saj, ndikimi i Mel Robbins është vërtet global. Si drejtuese e The Mel Robbins Podcast, një prej podkasteve më të ndjekura në botë, Mel frymëzon çdo ditë dëgjues në 194 vende të botës. Kompania e saj mediatike, 143 Studios Inc., prodhon përmbajtje provokuese që nxisin reflektim dhe të vlerësuara me çmime, evente transformuese dhe programe trajnimi për klientë, si Starbucks, JPMorganChase, LinkedIn, Headspace dhe Ulta Beauty. E njohur për aftësinë e saj për t’i shndërruar temat komplekse në veprime praktike të përditshme, Mel Robbins sjell me Teorinë “Lëri...si ta ndiejnë” veprën e saj më të fuqishme dhe më të thellë deri më sot. Mëso më shumë në: melrobbins.com.
Leri … si ta ndiejne
- Autori: Mel Robbins
- Shtëpia botuese: Albas
“Lëri… si ta ndiejnë” është një mjet i thjeshtë për të cilin miliona njerëz në mbarë botën nuk reshtin së foluri, sepse funksionon. Mënyra më e shpejtë për të marrë kontrollin e jetës sate është të mos përpiqesh më për të kontrolluar të tjerët, dhe të përqendrohesh tek ajo që mund të kontrollosh vërtet: vetja jote. Duke i lënë të tjerët të jetojnë jetën e tyre, edhe ti mund ta jetosh tënden më në fund.
1, 400.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.1, 190.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Një shprehje e thjeshtë që do të ndryshojë mënyrën si e sheh
jetën tënde.
Nëse po has vështirësi për të arritur qëllimet e tua ose për t’u ndier pak më i/e lumtur, problemi nuk je ti. Problemi qëndron te fuqia që ti u jep të tjerëve mbi jetën tënde.
Në këtë libër ti do të mësosh se si një shprehje e thjeshtë “Lëri… si ta ndiejnë” mund të të çlirojë nga opinionet, dramat dhe gjykimet e të tjerëve. Të të çlirojë nga cikli rraskapitës i përpjekjeve për të kontrolluar gjithçka dhe këdo që të rrethon.
Ka një mënyrë më të mirë për të jetuar. Teoria “Lëri… si ta ndiejnë” është një metodë e provuar që të mëson si të mbrosh kohën dhe energjinë tënde, dhe të përqendrohesh tek ajo që ka vërtet rëndësi për ty.
Ke kaluar shumë kohë duke kërkuar miratimin e të tjerëve, duke u përpjekur të menaxhosh lumturinë e tyre dhe duke lejuar që opinionet e tyre të të pengojnë të ecësh përpara.
Mëso si të mos ua dorëzosh më të tjerëve fuqinë tënde, dhe si të fillosh të krijosh një jetë, ku të parat vijnë: ëndrrat e tua, qëllimet e tua dhe lumturia jote.
Vlerësime për TEORINË “LËRI… SI TA NDIEJNË”
Falë teorisë “Lëri… si ta ndiejnë” JETA IME ËSHTË BËRË SHUMË MË E LEHTË.
“Lëri… si ta ndiejnë” MA KA NDRYSHUAR JETËN RRËNJËSISHT.
E kam bërë tatuazh shprehjen “Lëri… si ta ndiejnë”, SEPSE REFUZOJ TË JETOJ NDRYSHE.
Teoria “Lëri… si ta ndiejnë” MË KA DHURUAR NJË LIRI TË PAMATSHME NË MARRËDHËNIET E MIA.
“Lëri… si ta ndiejnë” më ka ndryshuar jetën. KA QENË NJË MOMENT I VËRTETË NDRIÇIMI!
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 264 Faqe
- Data e publikimit: 11/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: The let them theory
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.