Libraria

Po shfaqen 337–360 nga 1022 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Mali i peste-TN

(0)
1, 200.00 L

“Mali i Pestë” është një roman që rikrijon historinë biblike të profetit Elia, jo si një rrëfim fetar por, si një dramë njerëzore mbi frikën, dyshimin, humbjen dhe rebelimin ndaj fatit. Kjo vepër na flet për krizën e besimit, çfarë ndodh kur ndihesh i braktisur nga Zoti, dhe forcën për të rindërtuar veten.

Torta e zeze

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 260.00 L.

Jete ne vetmi

(0)
1, 300.00 L

E njohur gjithashtu me titullin “Kujtime nga Nëndheu”, kjo është një nga veprat më të njohura të shkrimtarit rus, e cila shquhet për pasqyrimin e thellë të natyrës njerëzore. Fjodor Dostojevski analizon me pamëshirshmëri përballjet e brendshme të individit me botën dhe vetveten. Ky libër shqip, i publikuar nga shtëpia botuese Uegen, përbën një histori të mbushur me thellësi psikologjike dhe dilema morale që nuk mund t’i shpëtoni. Zbuloni këtë monolog gjenial ekskluzivisht në Leximtari.

Netocka Nezvanova – Uegen

(0)
1, 300.00 L

“Netoçka Nezvanova” është një nga veprat më të veçanta të Dostojevskit, e botuar fillimisht në vitin 1849. Romani mbeti i papërfunduar për shkak të arrestimit dhe internimit të autorit në Siberi. Pikërisht kjo e bën tekstin edhe më intriguese është një vepër që ndalet në mes të rrugës, por që megjithatë përmban thellësi të jashtëzakonshme psikologjike.

Dollia Shqiptare , institucioni shpirteror i mikpritjes

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 900.00 L.

“Dollia Shqiptare, institucioni shpirtëror i mikpritjes” (ose “Dollia, si kumt i trashëgimisë kulturore”) risjell në mënyrë të gjallë e me mjeshtëri kodin e vjetër të sofrës shqiptare. Në zemrën e vet, kodi i dollisë ka lëvdimin dhe nxjerrjen në pah të vlerave më të mira të gjithsecilit, përmes shprehjeve dhe perlave të mrekullueshme të traditës sonë. Zbuloni këtë udhëtim magjepsës në vlerat tona shpirtërore, tashmë të disponueshëm në Leximtari.

Indiferentet – Alberto Moravia

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 260.00 L.

Në këtë vepër të parë, Alberto Moravia na prezanton me një botë ku emocionet janë të plogëta dhe morali e ka humbur kuptimin. Përmes historisë së familjes Ardengo; Mariagracias, Karlës, Mikeles dhe Leos, Moravia eksploron boshllëkun shpirtëror, hipokrizinë dhe indiferencën e klasës së mesme italiane të viteve ’30. Një vepër e fuqishme dhe e drejtpërdrejtë që, edhe sot. vazhdon të sfidojë lexuesin me pyetje për ndërgjegjen, zgjedhjet dhe qëllimin e jetës.

Nje mije e nje net – Vellimi 1 – Albas

(0)
2, 200.00 L

Një mijë e një net konsiderohet një thesar i çmuar i botës dhe i kulturës arabe. Ky botim vjen për herë të parë i plotë në gjuhën shqipe nga origjinali (me katër vëllime). Në këtë vëllim të parë janë përmbledhur 168 rrëfenja.

Heroi me nje mije fytyra

(0)
1, 800.00 L

“Heroi me një mijë fytyra” nga Joseph Campbell mbetet një pikë referimi thelbësore për këdo që ka interes mbi nevojën njerëzore për të treguar histori. Kjo vepër themelore e studimit të miteve dhe simbolikës zbulon modelin universal të udhëtimit të heroit, duke bashkuar psikologjinë moderne me mitologjinë krahasuese. Një libër frymëzues që vazhdon të ndikojë thellësisht krijuesit në mbarë botën, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Portreti i nje zonje

(0)
1, 900.00 L

“Portreti i një zonje” është një kryevepër që bashkon temat më thelbësore të letërsisë së Henry James: lirinë personale, kufizimet shoqërore, psikologjinë femërore dhe dallimet kulturore midis Europës dhe Amerikës. Libri krijon një portret të thellë dhe të ndjeshëm të një gruaje që përpiqet të jetojë sipas vullnetit të saj në një botë që nuk e lejon lehtë këtë. Një klasik i pashmangshëm që zbulon iluzionet e lirisë dhe kurthet e shoqërisë, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Medea – Albas

(0)
700.00 L

Kryevepra e letërsisë antike greke, “Medea” e Euripidit, vjen tashmë në një përkthim të ri dhe të përmirësuar në gjuhën shqipe drejtpërdrejt nga greqishtja, përmes punës së vyer të Sokol Çungës. E sjellë nga shtëpia botuese Albas, kjo tragjedi e pavdekshme rrëfen historinë tronditëse të tradhtisë, hakmarrjes dhe të drejtave të nëpërkëmbura të një gruaje. Një klithmë për barazi që vazhdon të kumbojë fuqishëm edhe në shoqëritë moderne, tashmë e disponueshme në Leximtari.