Libraria

Po shfaqen 4489–4512 nga 4600 përfundime gjithsejRenditur sipas vlerësimit mesatar

Marreveshja

(0)
1, 500.00 L

Autorja e romanit Marrëveshja, Elle Kennedy është një autore shumë e shitur e New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal. E rritur në rrethinat e Torontos, Ontario, është autore e mbi 40 romaneve e romancave bashkëkohore, tituj që të lënë pa frymë, përfshirë këtu edhe serinë jashtëzakonisht të suksessshme, Jashtë-Kampusit. Marrëveshja është romani i parë i kësaj serie befasuese

Çelesi i njohurive 5 – Albas

(0)
550.00 L

Ky libër synon të ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe sistemojnë njohuritë e marra ne lëndën e Gjuhës Shqipe, të Matematikës dhe të Diturisë së natyrës dhe të përgatiten për testimin në fund të vitit. Pavarësisht nga liria alternativ që kanë përdorur në disa lëndë nxënësit, ky libër, hartuar mbi bazën e programit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për këto tri lëndë bazë, u shërben të githë nxënësve. Aty janë njohuritë që kanë fituar nxënësit në ciklin e ulët fillor.

Mashtrimi I madh-Dudaj

(0)
1, 200.00 L

Nga autori i librit “Kodi i Da Vinçit”, bestseller i New York Times-it, vjen një tjetër roman shpërthyes e modern, që e shpie lexuesin nga thellësitë e acarta të Oqeanit Arktik deri në majat e frikshme të pushtetit në Uashington.

Diabolus-Dudaj

(0)
1, 200.00 L

“Diabolus” u frymëzua nga prania e papritur e agjentëve të FBI-së në kampusin e Exeter-it, për shkak të një kërcënimi të njoftuar nga NSA-ja – dy studentë kishin përhapur gjithandej një e-mail duke thënë se Bill Klintoni ishte një gënjeshtar dhe duhej vrarë.

Çelesi i gjuhes shqipe per Provimin Kombetar – Albas

(0)
600.00 L

Duke qenë se ky libër përfshin konceptet letrare dhe gjuhësore bazë, ai është i vlefshëm për nxënësit, jo vetëm në prag sezoni, por edhe më tej, pasi  gjuha shqipe është e përfshirë së bashku me letërsinë në programin e shkollës së mesme. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka. Por me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar vetë, me siguri nxënësit do të kenë rezultate mjaft pozitive.

Becoming – Te behesh

(0)
1, 800.00 L

Libri Becoming – Të bëhesh na shoqëron në një udhëtim thellësisht frymëzues nga kuzhinat modeste të Jovas te sallat e ballos në Buckingham Palace, nëpër çaste dhimbjesh therëse dhe provash qëndrueshmërie këmbëngulëse. Duke na zbuluar shpirtin e një gruaje të veçantë dhe revolucionare, Michelle Obama na rrëfen sfidën e saj për t’u ndier mirë me veten, plotësisht e zonja për të vënë gjithë forcën dhe zërin në shërbim të idealeve më të larta. Me një kurajë dhe ndershmëri të rrallë, kjo vepër na vë përpara një pyetjeje universale: cilët jemi në të vërtetë dhe çfarë dëshirojmë të bëhemi? Zbuloni këtë autobiografi mbresëlënëse, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Çelesi i letersise per shkollat e mesme

(0)
800.00 L

Ky libër vjen si një udhërrëfyes i domosdoshëm për t’u ardhur në ndihmë maturantëve në prag të sezonit të provimeve. Ndonëse asnjë tekst nuk mund të përfshijë çdo detaj, ky material i përgatitur nga një grup autorësh ju ofron çelësin e njohurive bazë për të përballuar me sukses Maturën Shtetërore. Me mbështetjen e mësuesve dhe përmes ushtrimeve praktike për të fiksuar konceptet thelbësore letrare dhe gjuhësore, ky libër ju ndihmon të arrini rezultate mjaft pozitive. Gjeni këtë mjet thelbësor studimi, tashmë në Leximtari.