Libraria

Po shfaqen 937–960 nga 1092 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave

Kur qau Nicja

(0)
1, 000.00 L

Një nga veprat më të njohura të psikoterapeutit Irvin D. Yalom, si dhe ndër më të komentuarat dhe të shiturat në mbarë botën. Në këtë roman paraqitet një dramë thellësisht tronditëse e dashurisë dhe vullnetit, e cila luhet në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën e artë në Vjenën e shekullit të XIX. Një udhëtim i jashtëzakonshëm në thellësitë e psikikës njerëzore dhe një vështrim intim mbi fuqinë shëruese të fjalës dhe miqësisë. Zbuloni këtë kryevepër klasike moderne, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Njembedhjete minuta

(0)
1, 500.00 L

Ky format dhe dizajn i ri është dhurata perfekte që gëzon këdo! Një rrëfim i thellë dhe thellësisht provokues nga mjeshtri brazilian Paulo Coelho, që ndjek rrugëtimin e Maries, një vajze të re e cila mbetet zemërthyer nga përvoja e saj e parë me ndjenjat. A do të mund ajo të përjetojë sërish emocionet e vërteta apo do të humbasë plotësisht rrugën e saj? Zbuloni këtë odise të jashtëzakonshme të vetëzbulimit, trupit dhe shpirtit, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Veronika vendos te vdese – HC-TN

(0)
1, 500.00 L

“Veronika vendos të vdesë”, frymëzuar nga një ngjarje të përjetuar nga vetë autori, tashmë vjen I ribotuar me format dhe dizajn të ri shumë elegant. Veronika, një vajzë e re dhe e bukur duket sikur ka arritur gjithçka ka dashur në jetë. Megjithatë, nuk është e lumtur. Ajo vendos të vrasë veten. Por në fund kupton dicka tjetka tjetër…

Dhe malet oshtine

(1)
1, 000.00 L

Pas suksesit global me “Gjuetari i balonave” dhe “Një mijë diej vezullues“, Khaled Hosseini rikthehet me një rrëfim edhe më ambicioz. Një baba detyrohet të marrë një vendim zemërthyes që ndan dy fëmijë dhe jehon përmes brezave, nga Kabuli në Paris e San Francisko.

Nje kufome ne biblioteke

(0)
900.00 L

Agatha Christie, mbretëresha e romanit të krimit dhe autorja që themeloi një traditë të paarritshme të misterit klasik, sjell te “Një kufomë në bibliotekë” një nga çështjet më intriguese të zonjushës Marpëll. Një trup i panjohur, një bibliotekë e qetë dhe një vrasës i pamëshirshëm vënë në provë zgjuarsinë e detektives së famshme në një mister plot të papritura.

Funeralet jane te rrezikshme

(0)
900.00 L

Ky është pa dyshim një nga romanet më tërheqëse të Agatha Christies, që të mban me frymën pezull deri në faqen e fundit, me dëshirën për të marrë vesh misterin që fshihet në historitë e familjes Ebernith, në vdekjen e plakut Riçard dhe në atë të Korës.