Orjeta Dushaj
Orjeta Dushi mban gradën “Doktor i shkencave” në fushën e gjuhësisë dhe prej vitesh realizon kërkime shkencore në dialektologji, sociolinguistikë dhe në kulturën e gjuhës letrare shqipe. Orjeta Dushi ka botuar artikuj studimorë në revista shkencore universitare, në përmbledhje studimesh albanologjike, në akte konferencash kombëtare e ndërkombëtare dhe është autore e veprës shkencore “Fjalorth terminologjik e konceptual shpjegues i sintaksës gjenerative” (2011), e veprës letrare “Papatya” (2021), bashkautore e kolanës “Pena e Shkodrës” volumi 7 (2023), volumi 8 (2024), volumi 9 (2025) botim i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe redaktore gjuhësore e nëntë veprave letrare. Orjeta Dushi është vlerësuar me çmim nderi në Konferencën Ndërkombëtare “Euroshkenca 2013”, me studimin “Terminologji dhe koncepte gjenerativiste të frazës”. Ka qenë lektore e Gjuhës shqipe dhe titullare e lëndës “Metodologji dhe praktika universitare në shkrimin akademik” në Kosovë.
Fjalor i veprave memuaristike te At Zef Pllumit
- Autori: Orjeta Dushaj
- Shtëpia botuese: Fiorentia
Vepra monografike “Fjalor i veprave memuaristike të át Zef Pllumit” është rezultat i punës shkencore disavjeçare të autores në rrafshin e leksikologjisë. Trashëgimia leksikologjike me rreth 6000 fjalë, e dhënë nga studiuesja Orjeta Dushi, në “Fjalor i veprave memuaristike të át Zef Pllumit” bazohet në gjuhën ishullore të át Zefit, gjuhë e pasur me fjalë të fondit të shqipes dialektore gege dhe të shqipes së standardizuar, me terminologji specifike nga 36 fusha shkencore, me fjalë të fjalorit fetar, me huazimet nga greqishtja, latinishtja, turqishtja, italishtja, frëngjishtja të shoqëruara me fjalën e zëvendësuar shqipe.
5, 000.00 L Çmimi origjinal qe: 5, 000.00 L.4, 250.00 LÇmimi i tanishëm është: 4, 250.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Ky Fjalor i realizuar me përpikmëri në trajtimin e çdo fjale, të shoqëruar me simbole sqaruese, paraqet veçori gramatikore, ngjyresa kuptimore, përdorime stilistike, jetëgjatësi të fjalës e krahasuar me Fjalorët e Gjuhës Shqipe nga 1954, 1980, 2006 deri më sot me fjalorët elektronikë. Kjo monografi dëshmon për analizë të tekstit me një akribi shkencore të admirueshme nga Orjeta Dushi.
“Fjalori i veprave memuaristike të át Zef Pllumit” pasuron fondin leksikor të fjalëve gege, për albanologët është mbështetje shkencore për kërkime në fusha të studimit historik e bashkëkohor të gjuhës shqipe dhe kulturë për çdo lexues të interesuar për pasurinë e shqipes dhe për veprën monumentale të át Zef Pllumit.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 528 Faqe
- Data e publikimit: 08/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Shkoder

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.