Ushtrime – Ekonomia 12-MEP
- Autori: Merita Shuka
- Shtëpia botuese: Mediaprint
Ky botim vjen në ndihmë të gjimnazistëve për maturën shtetërore. Ai përmban: ushtrime bazë për lëndën e ekonomisë; informacion mbi njohuritë bazë për ekonominë; teste për çdo tematikë; teste model për provimin e maturës
600.00 L Çmimi origjinal qe: 600.00 L.540.00 LÇmimi i tanishëm është: 540.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Ushtrime, Ekonomia 12 është përgatitur me synim që të ndihmojë nxënësit në përvetësimin e njohurive ekonomike si në aspektin teorik dhe atë praktik, duke siguruar zotërimin e kompetencave kryesore të të nxënit të kësaj lënde.
Po kështu do t’i ndihmojë shumë në përgatitjen për provimet e maturës. Përgatitja e tekstit u mbështet tërësisht në programin e lëndës së ekonomisë dhe në programin e maturës shtetërore të aprovuar nga MAS.
Libri është i ndarë në 16 kapituj që i korrespondon çdo kapitulli të programit mësimor të lëndës dhe natyrisht edhe tekstit mësimor, pavarësisht se cilin botim keni në përdorim.
Çdo kapitull përmban dy pjesë: Pjesa e parë e titulluar “Përmbledhje njohurish”, në të cilën janë përfshirë të gjitha konceptet/kategoritë, ligjësitë dhe njohuritë kryesore ekonomike të kapitullit përkatës. Zotërimi i këtyre njohurive do t’u ndihmojë që të jeni të sigurt dhe të zgjidhni me saktësi ushtrimet e ndryshme të pjesës së dytë.
Pjesa e dytë është e përbërë nga disa rubrika me ushtrime të ndryshme:
– Shkruani përkufizimin e koncepteve ekonomike: kjo rubrikë ka qëllim t’u ndihmojë të rikujtoni konceptet bazë ekonomike
– Përcaktoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara. kjo rubrikë do t’u nxisë kujtesën dhe të menduarin tuaj, për të gjetur arsyen pse janë të gabuara disa pohime, duke bërë korrigjimin e tyre. Kjo do t’u aftësojë të përvetësoni më mirë informacionin.
– Problema: në zgjidhjen e tyre do të përdorni njohuritë tuaja, ose duke bërë llogaritjet, ose duke përdorur arsyetimin tuaj logjik.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 159 Faqe
- Data e publikimit: 26/01/2019
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 1 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2024

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.