Net te bardha – Pema
1, 000.00 LNjë nga novelat më të bukura dhe emocionale të Fjodor Dostojevskit. Rrëfimi ndjek një ëndërrimtar të vetmuar që endet nëpër rrugët e Shën Petërburgut gjatë netëve të ndritshme të verës. Një takim i rastësishëm me Nastinkën sjell një dashuri të shkurtër, por thellësisht transformuese. Një libër shqip i përjetshëm për melankolinë, shpresën dhe iluzionet vjen tashmë dhe nga shtëpia botuese Pema.
Idioti – Pema
1, 800.00 LBotuar në vitin 1869, kjo vepër është një nga përpjekjet më të guximshme të Dostojevskit, të vendosë një njeri thellësisht të mirë, të pastër në zemër, në një shoqëri të korruptuar, krenare dhe të etur për pushtet. Vjen tashmë dhe nga shtëpia botuese Pema.
Re me pantallona
800.00 LTe këto poezi, Majakovski, në vend të ndjenjës së butë, na jep një zemër që digjet “si një shtëpi në flakë”. Në vend të lirikës tradicionale, na përplas një varg të çarë, të thyer, që merr frymë me gulçin e kohës. Kjo nuk është një lirikë për t’u shijuar me ëmbëlsi, por një akt poetik për t’u përballuar. Ajo e shtyn lexuesin të mendojë se, edhe gjuha, ashtu si bota, mund të shpërbëhet dhe të ripërmasohet nga e para.