Flavia Kaba lindi në Tiranë më 1981. Në vitet 1998-2001 studioi në shkollën e mesme “Safiye Sultan Kiz Koleji”, Stamboll.
Më 2001-2006 kreu me sukses studimet universitare në Fakultetin e Gjuhës, të Historisë dhe Gjeografisë në Universitetin e Ankarasë, ku u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Spanjolle.
Ka kryer specializime në fushën e letërsisë në Universitetin Complutense në Madrid. Nga viti 2010 është pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një PhD në studimet letrare. Ka kryer shumë kualifikime e trajnime brenda dhe jashtë vendit.
Autore artikujsh e studimesh të botuara në revista shkencore e kulturore brenda dhe jashtë vendit për hapësirën e përbashkët kulturore spanjolle dhe latino-amerikane, për aspektet stilistike të letërsisë spanjolle etj. Ka marrë pjesë me ligjërime në seminare, konferenca, kolokiume, workshope në Universitetin e Tiranës për probleme të përkthimit, të semantikës, të morfologjisë apo sintaksës së spanjishtes, të letërsisë spanjolle dhe latino-amerikane, të spanjishtes si gjuhë e huaj e dytë etj.
Është përkthyese nga origjinali e pesë romaneve të autorit spanjoll Carlos Ruiz Zafón: I Burgosuri i Qiellit, Princi i mjegullës, Pallati i mesnatës, Dritat e shtatorit dhe Labirinti i Shpirtrave.
Trilogjia e mjegulles
1, 500.00 LTrilogjia e mjegullës bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske nga letërsia fantastike dhe gotike, të kombinuara me forcën e madhe tregimtare dhe stilin e pagabueshëm të autorit, do t’i ofrojnë lexuesit të ri një hyrje emocionuese dhe tërheqëse në botën e leximit, kurse lexuesit më të vjetër, një ftesë për të gëzuar këtë magji të re të leximit, që do të lërë gjurmët e veta tek ta.