1923 – 1968 : Idealisti
3, 000.00 L“Kisingeri – Idealisti” është një biografi e shkëlqyer e një prej diplomatëve më të shquar dhe një nga arkitektët më të rëndësishëm të politikës së jashtme amerikane. Historiani i mirënjohur Nial Ferguson jep një përshkrim të hollësishëm, shpeshherë befasues dhe emocionues, të jetës së Henri Kisingerit, duke na shoqëruar në etapat e jetës së tij, nga një çunak hebre në Gjermaninë naziste, në një strateg dhe burrë shteti të mirënjohur.
Udherrefyes per te humburit – Zhan d’Ormeson
1, 000.00 LLibri “Udhërrëfyes për të humburit” nga autori i mirënjohur dhe filozofi Jean D’Ormesson, anëtar i Akademisë Franceze, është një guidë për të gjithë ata kureshtarë që pyesin veten dhe duan të dinë mbi misteret e botës.
Si te qeverisesh nje vend – Markus Tulius Ciceron
1, 000.00 L“Si të qeverisësh një vend” është një përzgjedhje e shkrimeve të Ciceronit, oratorit dhe politikanit të shquar të Romës së Lashtë. Këshillat dhe reflektimet e tij mbi mënyrën e udhëheqjes së një shteti, jehojnë ende në ditët e sotme dhe pasqyrojnë problemet dhe sfidat e politikës moderne, si korrupsioni, mashtrimi, ryshfeti dhe abuzimi me pushtetin, që duket se nuk kanë ndryshuar shumë përgjatë dy mijëvjeçarëve.
Menaxhimi i vetvetes – Drucker
600.00 LPeter F. Drucker mbahet si babai i menaxhimit modern, njeriu i cili paraqiti ide mendjemprehta për biznesin, që kanë shumë vlerë edhe në ditët e sotme. Libri përmban dy artikuj klasikë nga Harvard Business Review të cilët na tregojnë çelësin sesi të bëhemi shefa të vetes dhe udhëheqës më të mirë për të tjerët.