letersia shqipe

Po shfaqen krejt 10 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Grua me emrin Meriyll

(0)
1, 000.00 L

Historisë magjepsëse të Meriyllit i vjen më në fund fundi! Trilogjia e shumëdashur nga breza të tërë lexuesish mbyllet me sukses me romanin e tretë, “Grua me emrin Meriyll” nga autori i mirënjohur Viktor Canosinaj. Zbuloni rrugëtimin e shumëpritur të Merit dhe Sidit në këtë përfundim emocionues dhe thellësisht njerëzor, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

101 tregime te shkurtra – Stefan Çapaliku

(0)
1, 400.00 L

Tregimet e shkurta të Stefan Çapalikut dallohen për një përzierje të veçantë ironie, grotesku, reflektimi filozofik dhe vëzhgimi të mprehtë të realitetit shqiptar. Çapaliku përdor shpesh humor të hollë dhe satirë për të vënë në dukje absurditete sociale, politike apo njerëzore. Edhe kur temat janë serioze, rrëfimi mund të ketë një ton therës.

Ferri i fjetur

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 350.00 L.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me romanin “Biri”, autorja e njohur Flutura Açka vjen me një tjetër prozë të fuqishme. “Ferri i fjetur” reflekton thellë mbi krizat e pareshtura që po kalon shoqëria shqiptare. Ky roman është një kushtim prekës për dashurinë njerëzore, dashurinë ndaj atdheut, fuqinë e përshtatjes dhe lirinë. Zbuloni këtë rrëfim mjeshtëror mbi identitetin dhe të shkuarën, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Kameliet dimerore

(0)
1, 200.00 L

Romani “Kameliet dimërore” është historia drithëruese e një konflikti të thellë mes dy familjesh shqiptare, të lidhura mes tyre me sekrete të pathëna dhe pashmangshmërinë e një tradite të errët e të lashtë. Një rrëfim drithërues për miqësinë e krisur, peshën e gjakmarrjes dhe kërkimin e së vërtetës pas tri dekadash ngujimi. Zbuloni këtë dramë të fuqishme, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Kaffeerausch – Mimoza Ahmeti

(0)
1, 000.00 L

Libri Kaffeerausch nga Mimoza Ahmeti është një vepër poetike e veçantë që ndërthur ndjeshmërinë artistike me një dimension ndërkulturor dhe shumëgjuhësh. I shkruar në tri gjuhë, libri krijon një urë komunikimi mes lexuesve të ndryshëm, duke e bërë poezinë të përjetueshme përtej kufijve gjuhësorë dhe kulturorë.

Oficeri I Hitlerit – Viktor Canosinaj

(0)
900.00 L

Në shumë nga luftërat e pafunda të racës njerëzore pjesa më ë madhe e atyre që vishen me uniforme ushtarake nuk kanë lidhje as me luftën as me uniformën. Kjo është historia e jashtëzakonshme e një oficeri të Hitlerit dhe e një partizaneje shqiptare, e parë në një këndvështrim të ri për Luftën Nacionalçlirimtare.

Nje vajze nje shelg nje britme – TN

(0)
1, 300.00 L

Ka histori që lindin nga leximi dhe ka histori që lindin nga një plagë e heshtur. “Një vajzë, një shelg, një britmë” është një histori që dëshmon forcën e femrës për të vazhduar jetën edhe kur dhimbja duket më e madhe se shpresa.

Zonjeza me pirpiri

(0)
1, 100.00 L

Romani “Zonjëza me pirpiri” nga Odise Kote është një vepër mahnitëse që ndërthur mjeshtërisht traditën e pasur popullore shqiptare me universalitetin e qenies njerëzore. Përmes një virtuoziteti të spikatur artistik, autori sublimon të bukurën e ardhur nga gjenezat e hershme të kombit tonë, duke e kthyer atë në një eliksir tërheqës estetik. Një apologji e qartë e shpirtit human dhe një thesar i letërsisë sonë, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Tregime te tranzicionit – Fishta

(0)
1, 000.00 L

Te ky koleksion tregimesh, të shkruara përgjatë një çerek shekulli, banoj unë, miqtë, hera herës armiqtë, të dashurit, dhe gjithë ato që doja t’i kisha gjatë rrugës. Në to rri një njeri i brishtë, ëndërrimtar, i dashuruar, aventurier, i heshtur, i dëshpëruar, nervoz, dhe lumturisht i gënjyer.

Mbyllur per pushime-Fishta

(0)
1, 000.00 L

Në këtë roman ngjarjet ndodhin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Historia rrëfehet me sytë e humbësve, jo të fitimtarëve po ashtu na shpalos dashuritë e palumtura të disa njerëzve, të nisur për të ndërtuar të ardhme të lumtura.