Re me pantallona
800.00 LTe këto poezi, Majakovski, në vend të ndjenjës së butë, na jep një zemër që digjet “si një shtëpi në flakë”. Në vend të lirikës tradicionale, na përplas një varg të çarë, të thyer, që merr frymë me gulçin e kohës. Kjo nuk është një lirikë për t’u shijuar me ëmbëlsi, por një akt poetik për t’u përballuar. Ajo e shtyn lexuesin të mendojë se, edhe gjuha, ashtu si bota, mund të shpërbëhet dhe të ripërmasohet nga e para.
Rrembimi i princit Oleomargarin
1, 280.00 LE stolisur me ilustrimet e hijshme, argëtuese dhe të dhembshura të Erin Steadit, “Rrëmbimi i princit Oleomargarin” mbërrin për herë të parë te lexuesi ynë në formën e një libri për fëmijë me ilustrime. Kjo histori e autorit më legjendar amerikan, Mark Tuein, vjen nën vizionin e dy prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë së sotme për fëmijë. Zbuloni këtë perlë letrare, tashmë të disponueshme në Leximtari.