Shtëpia Botuese: Albas
Rreth Shtëpisë botuese
Po shfaqen 1–24 nga 416 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Zeri i trete – Anri Sala dialog me Alda Bardhylin
Stina e armeve
Stina e armëve është një roman për çmimin e lirisë, forcën e bashkimit dhe gjurmët që lufta lë në shpirtin e njeriut – një histori që na kujton se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim, sakrificë dhe shpresë.
Getsbi i madh – Albas
I botuar për herë të parë më 1925, romani i Francis Scott Fitzgerald-it është një nga kryeveprat e letërsisë amerikane. Një histori dashurie, iluzioni dhe humbjeje, por edhe një meditim mbi Ëndrrën Amerikane, kalimin e kohës dhe dëshirën njerëzore për të besuar se jeta mund të jetë më shumë nga ç’është. Sepse, në një botë ku njerëzit kanë gjithçka dhe nuk besojnë më në asgjë, Getsbi vazhdon të besojë.
Leri … si ta ndiejne
“Lëri… si ta ndiejnë” është një mjet i thjeshtë për të cilin miliona njerëz në mbarë botën nuk reshtin së foluri, sepse funksionon. Mënyra më e shpejtë për të marrë kontrollin e jetës sate është të mos përpiqesh më për të kontrolluar të tjerët, dhe të përqendrohesh tek ajo që mund të kontrollosh vërtet: vetja jote. Duke i lënë të tjerët të jetojnë jetën e tyre, edhe ti mund ta jetosh tënden më në fund.
Etnosimbolizmi dhe nacionalizmi – Nje qasje kulturore
Etnosimbolizmi dhe nacionalizmi paraqet në mënyrë të përmbledhur qasjen etnosimboliste në studimin e kombeve dhe të nacionalizmit. Përmes një argumentimi të shtjelluar dhe sistematik, në të jepet sfondi teorik i lindjes së etnosimbolizmit.
Flete nga ditari i stacionit F
Jevgenij Onjegin
“Jevgenij Onjegin” është një nga kryeveprat e letërsisë botërore, ku dashuria, zhgënjimi dhe ironia ndërthuren në një tablo poetike të jetës dhe shoqërisë ruse. Përmes fatit të Onjeginit, Tatjanës dhe Lenskit, Pushkini depërton në thellësitë e shpirtit njerëzor, duke zbuluar përplasjen mes ndjenjës dhe arsyes, ëndrrës dhe realitetit.
Kryekuvendaret – Aristofani
Kryekuvendaret është, kronologjikisht, e parafundit ndër veprat e shpëtuara të Aristofanit.
Autori e mori nxitjen, me sa duket, nga kriza e demokracisë athinase, e cila, pas lulëzimit në shek. V p.K., kishte marrë rrokullimën që nga fillimi i Luftës së Peloponezit.
Trilli i gjetjes utopike të Aristofanit te kjo pjesë është vetiu komik: falë një rrengu të fshehtë, pushteti i qytetit të Athinës kalon tërësisht në duart e Praksagorës – një grua kjo mjaft e zgjuar, çapkëne dhe e zellshme – dhe të disa të besuarave të saj.
Asgjë nuk është më si më parë. Nëpërmjet një ligji të votuar shpejt e shpejt, çdo pasuri, vetjake qoftë apo familjare, shndërrohet në pronë të përbashkët.
Njëra prej rrjedhojave të natyrshme të këtij ligji është edhe shfuqizimi i martesës. Sidoqoftë, nëse në disa vepra të tjera Aristofani i këshillonte seriozisht përmbysjet rrënjësore të gjendjes së shoqërisë, duket se rrethanat e pabesueshme të kësaj komedie i krijon vetëm e vetëm për hir të humorit e të zbavitjes.
Vera ime pa te dashur
Jam Dea jam Gen Z
Në shtëpinë botuese “Albas” vjen libri “Jam Dea, jam Gen Z”, romani më i ri nga Natasha Shuteri Poroçani. Me “Jam Dea, jam Gen Z”, autorja zgjeron botën e personazheve të saj, duke u dhënë zë emocioneve, sfidave dhe ëndrrave të një brezi që ka shumë për të treguar.
Zog vishnje ne dimer
Patoku ne plazh – Bedri Dedja
Shkolla e pyllit – Bedri Dedja
Dhelprat e shkretetires
Qyteti – Albas
Loja e formave gjeometrike ne mure
“Loja e formave gjeometrike në mure” është një rrëfim i veçantë për kujtesën, humbjen dhe kufijtë e brishtë mes së shkuarës sonë dhe asaj të të tjerëve.
Trupi – David Szalay
Botim i ri nga shtëpia botuese “Albas”! Fitues i çmimit Booker 2025, romani “Trupi” i David Szalay sjell një histori të fuqishme mbi dëshirën, vetminë, suksesin dhe rënien. Përmes jetës së Ishtvanit, autori eksploron brishtësinë njerëzore dhe pyetjen se sa kontroll kemi mbi fatin tonë.