Shtëpia Botuese: Pupez
Rreth Shtëpisë botuese
Po shfaqen 1–24 nga 35 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Ragi dhe muzika e pyllit
“Ragi dhe muzika e pyllit”, një histori për pasionin, miqësinë dhe harmoninë. Ky është libri i dytë i Andreit, pas rrëfenjës “Përbindëshi misterioz i Havait”, paçka se ai sot është veçse 9 vjeç. I pasionuar pas leximit, me natyrë kureshtare dhe imagjinatë të zhvilluar, i pëlqen të shkruajë rrëfime bazuar te dashuria për kafshët, natyra dhe shkenca. Suksese, Andrei!
Macoku dhe Blloku
“Maçoku dhe Blloku” (të sjellë edhe në gjuhën angleze si “Sir Meowsalot and the Block”) është një histori argëtuese, rimore dhe plot humor për Maçokun Çoku — një mustaqemadh simpatik nga Blloku, i cili nis një luftë të çmendur ushqimore me pronarin e tij, zotin Genc, pasi gjen një qime në gjellë. Një përrallë e mrekullueshme për fëmijë që tregon se nga luftërat dhe grindjet nuk vjen kurrë asgjë e mirë. Zbuloni këtë libër plot ngjyra dhe mësime, tashmë të disponueshëm në Leximtari.
Loja ne kohen e lire 4 – Shkronja dhe fjale
Një libër sa një tablet dhe po aq zbavitës e mendje-stërvitës sa ai! Merret gjithkund me vete: në drekat e familjes, në shëtitjet me biçikletë, në piknik apo plazh. Ose të pret me padurim në dhomën tënde kur të kthehesh nga shkolla. Në pushimet e verës apo në pushimin e madh në shkollë… zgjidhe ti.
Loja ne kohen e lire 3 – Numra dhe veprime
Një libër sa një tablet dhe po aq zbavitës e mendje-stërvitës sa ai! Merret gjithkund me vete: në drekat e familjes, në shëtitjet me biçikletë, në piknik apo plazh. Ose të pret me padurim në dhomën tënde kur të kthehesh nga shkolla. Në pushimet e verës apo në pushimin e madh në shkollë… zgjidhe ti.
Darka e ndritshme dhe e shijshme
“Darka e ndritshme dhe e shijshme” është skenar për lojë me role për fëmijët mbi tre vjeç. Bazohet në shprehjen “Është e imja!” dhe në shprehinë e fëmijës për të pasur kontroll mbi gjërat e veta, për t’u ndier të sigurt, si dhe në vendosjen e kufijve personalë.
Lura dhe gjiganti
“Lura dhe Gjiganti” nga Harper Vula është një aventurë magjike që hap dyert e imagjinatës për çdo vogëlush! Në këtë histori plot ngjyra, Lura, një vajzë kurajoze, nis një udhëtim të mrekullueshëm ku miqësia, guximi dhe dashuria për të panjohurën i japin jetë çdo faqeje. Me një hartë magjike dhe një gjigant të veçantë, ky libër frymëzon fëmijët të besojnë në fuqinë e zemrës dhe të ëndrrave të tyre. Ilustrimet e ngrohta dhe historia që rrjedh me lehtësi e bëjnë këtë libër shoqëruesin perfekt për momentet më të ëmbla të leximit përpara gjumit. Një thesar i vërtetë për çdo fëmijë që dëshiron të zbulojë se si në çdo hap të vogël, një botë e madhe mund të hapet. Zbuloni magjinë e Harperit, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Doemos
Libri Doemos eshte nje rikthim tek poezia per Rudina Cupin e cila tashme eshte nje nga emrat me te spikatur te letersise per femije. Me nje pervoje te gjate ne fushen e perkthimit, redaktimit, por edhe si autore, ne permbledhjen poetike Rudina sjell nje reflektim te thelle per boten, permes nje gjuhe te spikatur, nje nivel te larte te teknikave poetike, por edhe te ideve dhe reflektimeve per boten qe na rrethon